Rasti i foshnjës në Pejë, shkarkohen shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë

Peja

Rasti i foshnjës në Pejë, shkarkohen shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:32
Ilustrim

Spitali i Pejës ka njoftuar se ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë, pas dyshimeve se një foshnje e lindur pa shenja jetë u fut në lavatriçe javën e kaluar.

“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast” – thuhet në njoftim.

Ky spital kishte shkarkuar shtatë punonjës të saj për këtë rast, të mërkurën.

Në njoftimin e bërë sot, Spitali i Pejës ka mohuar akuzat se janë përpjekur që të fshehin rastin ndërsa kanë theksuar se për rastin kanë qenë të informuar edhe ShSKUK-ja.

“Aborti me intervenim kirurgjik ka ndodhur në natën e datës 13.12.2022, ndërsa që ngjarja e frytit të vdekur ka ndodhur më 14.12.2022. Me t’u informuar për ngjarjen, menaxhmenti i Spitalit ka informuar organet e Policisë dhe po atë ditë deri në orë të vona, kemi ofruar bashkëpunimin tonë të plotë tek Policia, Prokuroria e Inspektorati Shëndetësor që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe në të njëjtën kohë është informuar mbi ngjarjen drejtoria e ShSKUK” – vazhdon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat