Rasti i foshnjës në Pejë, shkarkohen dy drejtorë në spital

Peja

Rasti i foshnjës në Pejë, shkarkohen dy drejtorë në spital

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 12:11
Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri, pasi më 13 dhjetor një foshnjë e vdekur u fut në lavatriçe bashkë me çarçafët.

“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast janë suspenduar shtatë punonjës të këtij spitali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat