Abazoviq në Pejë, pritet nga kryetari Muhaxheri

Peja

Abazoviq në Pejë, pritet nga kryetari Muhaxheri

Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:45
Foto nga takimi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Teksa ditën e djeshme pati takime me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e opozitës, sot Abazoviq u takua me presidenten Vjosa Osmani, për të marrë rrugën më pas drejt Pejës.

Në Pejë, Abazoviq u prit nga kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, së bashku me kabinetin e tij.

Në vizitën e tij në Pejë, Abazoviq pritet të shohë nga afër Projektin IPA, mes Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe do të vizitojë Muzeun e Qytetit.

Abazoviq gjithashtu do të vizitojë edhe një ndër kompanitë më të mëdha në rajon, Devolli Corporation.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat