Haradinaj: Pejën e gjetëm të shkatërruar e me tentim për ta ndarë në dy pjesë, ne nuk e lejuam kjo të ndodh

Peja

Haradinaj: Pejën e gjetëm të shkatërruar e me tentim për ta ndarë në dy pjesë, ne nuk e lejuam kjo të ndodh

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-Komandanti i Zonës Opërative të Dukagjinit, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatoreve të heronjve të kombit, Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skender Çeku e Xhemajl Fetahaj me rastin e Diës së Çlirimit të Pejës.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se me bashkëluftëtarë e kishin gjetur Pejën përveç të shkatërruar, edhe me përpjekje për ta ndarë atë në dy pjesë.

Peja, qyteti im i zemrës, sot e feston Ditën e Çlirimit. Ky qytet, njerëzit dhe të gjitha rrugët e këtij qyteti, më bëjnë të ndjehem në shtëpi. Nuk ishte i lehtë 16 qershori i vitit 1999, ku unë me bashkëluftëtarë e gjetëm Pejën e shkatërruar e me tëntim të ndahej në dy pjesë, por ne ishim shumë të vendosur ashtu si gjatë luftës, edhe tani ta mbronim lulen e Dukagjinit dhe Dukagjinin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se çlirimin e Pejës ia kishin borgj mijëra intelektualëve dhe patriotëve të Pejës që i dhanë shumë kombit shqiptar.

“Ia kishim borgj historisë, mijëra intelektualëve dhe patriotëve të Pejës që i dhanë shumë kombit shqiptar gjeneratë pas gjenerate, ia kishim borgj edhe katër bashkëluftëtarëve që sot jemi mbledhur veçmas për ta sot, Agimit, Bekimit, Skenderit e Xhemailit. Qyteti të cilin Haxhi Zeka e ruajti me nder, sot po zbukurohet me shtatoret e tyre”

Heronjtë Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skender Çeku e Xhemajl Fetahaj, kishin profesione të ndryshme por i bashkoi një ëndërr shekullore, një amanet që brez pas brezi u përcjell tek secili shqiptar. Ata i ofruan vendit dijen dhe pushkën e tyre, e në fund edhe jetën e tyre. Ata ranë heroikisht, Agimi në Rahovec, Abeja në Junik, Skenderi në Loxhë e Xhemajli në Koshare duke mbetur përjetësisht në kujtimin e bashkombasëve tanë kudo që jetojmë”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat