Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

Peja

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës mëngjesin e kësaj të diele.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se foshnja është dërguar për kontroll mjekësor, por nga mjeku kujdestar është konstatuar se është e vdekur.

Sot rreth orës 08:30, Policia është informuar se një foshnje është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

Ai tutje ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, foshnja dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat