Rasti i foshnjës së vdekur në Pejë, ish drejtori Haliti dhe menaxhmenti i Spitalit me deklarata ndryshme

Peja

Rasti i foshnjës së vdekur në Pejë, ish drejtori Haliti dhe menaxhmenti i Spitalit me deklarata ndryshme

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Muhamet Haliti, i cili ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit mjekësor të Spitalit të Pejës pas skandalit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se ai e ka fituar rastin gjyqësor për kthim në pozitën e tij.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të martën ka shkruar se Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur të kundërligjshmëm vendimin e drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Fazli Shala.

Tutje Haliti pretendon se Shala e kishte shkarkuar padrejtësisht nga pozita e Drejtorit Mjekësor të këtij institucioni shëndetësor “duke tentuar të më bëj padrejtësisht përgjegjës në rastin e futjës së foshnjes (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar”.

“Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në pozitën e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Arsye e këtij skenari të turpshëm të dr. Shalës ishte mbrojtja e personave përgjegjës të lidhur me rastin, e që është vet ai si drejtues i spitalit, në aspektin moral, pastaj drejtorit të administratës, që është mik i tij. Mik i politikës. Mik i partisë në pushtet, i Vetëvendosjes, që i solli ata në këto pozita menaxhuese. E qëllimi ishte i qartë, eliminimi i njerëzve me urdhër partiak që kanë bindje tjera politike”, ka shkruar ai.

Haliti po ashtu u shpreh se Shala ishte treguar i zellshëm ndaj urdhrave partiak kur kishte nxjerrë vendimin e kundërligjshëm.

“Se kur tundohesh nga lakmia për pushtet, humb arsyen, tjetërsohesh. Nuk e vlerëson profesionalizmin, kolegialitetin, miqësinë e gjatë, kontributin e dhënë për shëndetësinë, madje përpiqesh ta diskreditosh përmes formave më të ulëta”, ka shkruar ndër të tjera Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat