Vërshimet në Pejë dhe Rrafsh të Dukagjinit, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë

Peja

Vërshimet në Pejë dhe Rrafsh të Dukagjinit, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 23:20
Peja

Pas rrebesheve të shiut të përcjella me breshër në rajonin e rrafshit të dukagjinit, KRU ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e Emergjencës dhe gatishmërisë.

Në komunikatë thuhet se me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ Dri Cena, të gjithë Menaxherët e Njësive Operative të zonës së mbulueshmërisë në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik urdhëruar të përcjellin gjendjen në burime, sistem dhe furnizim.

“Deri më tash konstatohet se të gjitha burimet janë në normë dhe standard! Po ashtu, në rast të paraqitjes së nevojës, kryeshefi Cena, ka ofruar mbështetjen me makineri të rëndë për autoritetet komunale të komunave respektive.

Ekipet mobile mbeten në terren!”, thuhet në njoftim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat