Vërshimet në Pejë, dyshohet për të vdekur

Peja

Vërshimet në Pejë, dyshohet për të vdekur

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 00:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur pas vërshimeve të fundit që ndodhën në Pejë.

Burimet e medias brenda prokurorisë bëjnë me dije se dyshohet edhe për një person të zhdukur.

Bazuar në informata e para, personi i vdekur dyshohet se është fëmijë.

Për rastin është kontaktuar edhe Spitali i Pejës, mirëpo ende nuk është marr përgjigje.

Disa rrugë në Pejë janë bërë vështirë të kaluara për shkak të vërshimeve, përderisa pamjet kanë treguar se veturat kanë mbetur të bllokuara në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat