Muhaxheri shprehet i tronditur nga rasti tragjik pas vërshimeve: Situatë e hidhur për qytetin tonë

Peja

Muhaxheri shprehet i tronditur nga rasti tragjik pas vërshimeve: Situatë e hidhur për qytetin tonë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 06:07
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas tragjedisë së shkaktuar nga vërshimet, ku nëna bashkë me fëmijën e saj 5-vjeçar kanë humbur jetën në lagjen ‘Asllan Qeshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muhaxheri është shprehur i tronditur dhe ka ngushëlluar familjarët r viktimave, teksa ka thënë se ekipet e Komunës janë në terren. 

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet”.

Image

 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat