Istogu i gatshëm t’i dalë në ndihmë Pejës pas vërshimeve të mbrëmshme

Peja

Istogu i gatshëm t’i dalë në ndihmë Pejës pas vërshimeve të mbrëmshme

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:00
Peja

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme në Pejë.

Ferati, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo komunë është e gatshme t’i ndihmojë qytetarët e Pejës, në çfarëdo forme që nevojitet.

“Ne jemi të gatshëm, në çdo formë dhe në çdo kohë, t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës!

Së bashku e ndajmë dhimbjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademaj të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të familjes së tyre”, ka shkruar Ferati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat