Shqipëria shpreh gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve

Peja

Shqipëria shpreh gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 22:18
Peja

Ministri i Mbrojtës i Shqipërisë, Niko Peleshi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën mbrëmë si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve të së shtunës.

Ai tutje ka bërë të ditur se ka komunikuar me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin dhe i ka shprehur gatishmërinë për tu dal në ndihmë qytetarëve.

Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se mbrëmë një fëmijë 5 vjeç dhe nëna e tij kanë humbur jetën si pasoj e vërshimeve të mëdha që ndodhën në qytetin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat