Peja u kërkon qytetarëve që sot ta kufizojnë maksimalisht qarkullimin me vetura

Peja

Peja u kërkon qytetarëve që sot ta kufizojnë maksimalisht qarkullimin me vetura

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 08:09
Peja

Komuna e Pejës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kufizojnë maksimalisht qarkullimin me vetura gjatë të martës

Drejtoria për Punë Komuna dhe Shërbime Publike në Pejë, ka thënë se janë angazhuar cisterna për të pastruar rrugët, pasi ato janë të mbuluara nga balta si pasojë e vërshimeve që ndodhën dy ditë më parë.

Pas vërshimeve të ndodhura para 2 ditësh, rrugët në qytet kanë mbetur të mbuluara nga balta dhe zhavorri. Me qëllim të pastrimit të tyre, Komuna e Pejës do të angazhojë disa cisterna, e ku do të ndihmohet edhe nga komunat e Istogut, Deçanit dhe Gjakovës.

Po ashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës. Andaj me qëllim të mospengimit, mos dëmtimit eventual të veturave gjatë pastrimit të rrugëve, dhe moskrijimit të tollovive në trafik, edhe një herë kërkojmë nga ju që maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat