Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” bëhen lutje për viktimat nga vërshimet në Pejë

Peja

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” bëhen lutje për viktimat nga vërshimet në Pejë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 06:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë pas namazit të sabahut ka nisur recitimi i Kuranit, këndimi i lutjeve, ligjëratave e ilahive.

E, gjatë këndimit të lutjeve në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” u bënë lutje për viktimat e vërshimeve të fundit që ndodhën në Pejë.

Ku humbën jetën një fëmijë 5-vjeç e nëna e tij.

Në këtë ditë që e filluam me madhërimin e Allahut, e filluam me namazin e sabahut, më lejoni që të lutemi që viktimat e vërshimeve të fundit në qytetin tonë, Allahu t’i mëshirojë”, u tha gjatë këndimit të lutjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat