Operacioni "Goditja": Pejanit iu gjetën rreth 70 thika, por u lirua në procedurë të rregullt

Peja

Operacioni "Goditja": Pejanit iu gjetën rreth 70 thika, por u lirua në procedurë të rregullt

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 16:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Pejë, ku pas kontrollit i janë gjetur rreth 70 thika, dy sprejë, katër elektroshok dhe boksa metalik

Sipas policisë, i njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё”.

“Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: Dy (2) Sprej OC Body Guard, katёr (4) elektroshok Dimming Light, mjete te mprehta, boksa metalik”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat