Policia e Kosovës sekuestron 40 motoçikleta në Pejë

Peja

Policia e Kosovës sekuestron 40 motoçikleta në Pejë

Më: 7 maj 2024 Në ora: 11:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, në kuadër të planit operativ “ Motoçiklistët kundërvajtës”, kanë  sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme.

Siç njofton Policia e Pejës,  pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa

asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat