Ramadan Shaban Halilaj

Perkujtime

E martë, 20 prill 2021

Ramadan Shaban Halilaj

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 00:04
Ramadan Shaban Halilaj

Erdhi përsëri shkurti, ky muaj që të ndau nga ne përgjithmonë.

Por vetëm fizikisht, se ti je gjithmonë në zemrat tona.

Sot u bënë 12-vite pa ty i dashur baba, vëlla, gjysh.

Ne s'të kujtojmë vetëm sot, se kjo ditë na pikëllon, ne të kujtojmë çdo ditë. Fëmijët të shikojnë në fotografi dhe shpeshherë pyesin, si ka qenë gjyshi...? Dhe ne me shumë krenari ju tregojmë se ti ishe një njeri i veçantë në të gjitha aspektet dhe që me shumë dashuri ka pritur që të kishte nipër e mbesa por fati e deshi që ai të mos ja arrinte që t'ju njihte të gjithë.

Ky fat që shumë herë tregohet i padrejtë por Zoti kështu e deshi. Dhe ne jemi shumë krenar me ty dhe do të të kujtojmë gjithmonë se ti je një njeri i pazëvendësueshëm.

Me shumë mall e lot në sy të kujtojmë e s'të harrojmë kurrë. Djemtë: Muhameti me familje, Mustafa me familje, Muharremi me familje, Mentori me familje si dhe Merlindi. Vajza: Hikmetja me familje, motra Zelfija me familje mbesat e nipa, miq e dashamirë si dhe gjithë ata që e njohën.

I paharruar qoftë kujtimi për ty.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat