Kreshnik (Brahim) Rama

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Kreshnik (Brahim) Rama

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:01
Kreshnik (Brahim) Rama

Kreshnik biri ynë, Ne s'të kujtojmë vetëm sot, se kjo ditë na pikëllon, ne të kujtojmë çdo ditë.

Po m‘thue ku je.. ?

se ne në dorë t’mbajmë me imazhin e mendjes
dhe thellësinë të shpirtit,

Po ne e dimë, Fati ynë ishte Ky!

Moj Kohë, Ti gjykat’se e pam’shirshme, Ti shërb’tore besnike
E s’Vërtetës, Ti ndihim’tare e harresës,

veç na ’thuaj..?!

Ç’me ba me Mallin, kur t’kaplon, me t’madhin Mall,
 

ç’me ba?

ruzullimin kush s'e ndal, ai ndjek rrugën që ka marrë!

Atje ku toka e nis fillin, e ndrit nji dritë, që ndritnon qillin,

Nji lindje, që rilind Dillin,
nji stinë t're, që e han terrin.

Nji palë Sy bojë qilli duken,
sytë e Tu, a ka ma t'bukur!

Me shikim, t'am'el propre, pa pa za porosi dërguam:

k'saj Drite shërbtor, vetem Kreshnik’in ne e duam, rrugë tjetër per neve me nuk ka!

Ne të ruajmë në thellësinë tonë të shtrëngojmë e të mbajmë fort me vete, në çdo hap deri në fund të kësaj jete.

Kujtimet me ty, janë çastet më të bukura, malli i pashterur, sjellë shpresë për bashkimin tonë në amshim.

Babai Brahim M. Rama, edhe e ëma Nushe Rama.

 

Vëlla i dashur, vitet po ikin e malli për ty vetëm po shtohet. Kujtimet për ty janë të shumta, ishin çastet më të bukura dhe të lumtura që ne nuk do t’i harrojmë kurrë, ti ishe krenaria jonë dhe ashtu do të mbetesh.

Nik Vëlla, është shumë e vështirë te gjejmë fjalë të përshkruajmë mallin dhe dashurinë që kemi për ty. Na mungon buzëqeshja jote, fjalët e tua, sinqeriteti yt, ngrohtësia dhe urtësia jote.

Shpresojmë që do të takohemi në parajsë dhe do të bashkohemi përgjithmonë.

Të kujtojmë me mall të pashuar: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela.

 

Vdekja jote e hershme... mbeti plagë në zemrat tona. Mbetet plagë e shumë vështirë për të kuptuar pse na ike qa hershem, Nik. Ashtu siç është e vështirë të pajtohemi me mungesën tënde.

Është vështirë të gjejmë fjalët për të shprehur mallin me të cilën po jetojmë. Na mungon dashuria jote që e kërkojmë në çdo vend.

Ti ishe shtylla e familjes tonë. E madhe është krenaria që të patëm, por edhe më e madhe është dhembja që nuk je më me ne.

Të kujtojnë me mall: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani.

 

Ah Kreshnik Vëlla, sa shpejt po ikin vitet e sot u mbushen plotë 14- vite nga ndarja tragjike e jote,

Mungesën tënde e ndien i madh e i vogël në familjen tonë. Dhembja nuk shprehet me fjalë,

as me lot, e as me këto rreshta që po shkruaj për ty, ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë ! Vdekja e jote e hershme hapi një plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot as sot pas 14 viteve.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.

Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona i pa harruar!

Me mall: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

 

Erdhi përsëri Prilli, ky muaj i mallkuar që të ndau nga ne përgjithmonë.

Por vetëm fizikisht, se ti je gjithmonë në zemrat tona.

Fëmijët të shikojnë në fotografi dhe shpeshherë pyesin, si ka qenë Daja...? Dhe unë me plot krenari ju tregoj se ti ishe një njeri i veçantë, i mbushur me shumë dashuri, me një besnikërie shumë të fortë dhe për te gjithë i respektuar. Nipat e mbesat me kokë larte mburret me ty Nik. Fati me neve u tregu shumë i padrejtë, por Zoti kështu e deshi.

Ti je një njeri i pazëvendësueshëm.

Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

 

Nik, i dashuri jonë, vitet kalojnë, kujtimi për ty është me shumë mall e dhembje.

Prilli zakonisht sjell Pranverën me veten, por për neve sjell vetëm kujtimin te trishtuara,

Ti ike mor vëlla, more rrugën për parajsë, ti kishe nje zemrën plot dashuri dhe nje shpirtin e pastër, ishte “Yll” mes yjesh

Tani ti je larg prej nesh dhe malli për ty sikur zemrat i ka ngrirë.

Nuk ka fjalë e as Përkujtim, por as lot që mjaftojnë të shprehim mallin e pikëllimin për ty!

Virtytet e tua të pashembullta, fjalët e tua të peshuara mirë, maturia jote, sjellja e mendja jote e mirëfilltë ndaj secilit person mbesin udhë rrëfim për gjithë ne.

Në pikëllim: Motra Aferdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi po sa i lindur Rajani dhe mbesën Emmy

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat