Sefedin Nimonaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Sefedin Nimonaj

Më: 25 prill 2021 Në ora: 00:03
Sefedin Nimonaj

E pa imagjinueshme si i kaluam 3 vite pa ty në mesin tonë, nipi ynë i dashur, Din. Kalimi i viteve vetëm sa na ka rënduar dhimbjen e mallin për ty. E kujtimet e bukura me ty i shfleton çdo ditë në mendje, gjithsecili prej nesh.

Asnjëherë s’mund t’i harrojmë ata sy të hareshëm e plot dashuri. Ti që ishe i afërt dhe i dashur për të gjithë. Ti nipi ynë me zemër flori që paske pasur fatin e ligë, t'i mbyllësh sytë në ditët më të mira të rinisë. E zëntë mallkimi atë që pati forcë të e privoi nga jeta një djalë shembullor si ty.

Lutemi që shpirti yt i bardhë të jetë duke pushuar në lulet më të bukura të parajsës.

Të kujtojnë me mall e nostalgji: Gjyshja Cyma, dajët Isniu dhe Kreshniku, tezet Lumnija, Nepa dhe Shkendija si dhe mbarë familja Gjocaj nga Deçani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat