Mark Bardhec Shala

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Mark Bardhec Shala

Më: 31 maj 2021 Në ora: 00:01
Mark Bardhec Shala

I shtrenjti Mark!

S'di ku t'ia nisi me fjalë. S'di ku t'ia nisi me përshkrimin e dhimbjes. S'di ku t'ia nisi me mallin që e kemi për ty. 31.05.2014 ishte dita kur jeta jonë ndryshoi, kur Toka nën këmbë u hoq, kur lotët u bënë pjesë e jona, kur Engjëlli jonë i çeli flatrat.

Ishe i mençur i shtrenjti jonë, kur more vesh për gjendjen tënde, na pyesje: kur do të shërohem? Çka kishim të përgjigjem, kur as vet se dinim çka po ndodhë. I kishim shpresat e mëdha se ti do të shërohesh e do të krijojmë shumë momente të bukura me ty. Mallit për Ty nuk kem çka t'i bëjmë. Ai na ha shpirtin pak nga pak.

7 Vite u bënë pa Ty Mark! 7 Vite me na pyet si kaluan s'dimë as të përgjigjemi. 7 Vite kaluan shumë shpejt, ama edhe po na duken si 100 Vjet pa prezencën tënde. Pa buzëqeshjen tënde, pa fjalët e buta nga Ti, pa përqafimin tënd, pa bisedimet me Ty! Mungesa jote ndjehet në çdo minutë!

Ti erdhe në jetë si një gëzim i papërshkruar! Ishe hasreti i tri motrave. Kur erdhe në jetë i gëzove prindërit e tu, i krenove! Oh në çdo rast ti na mungon! Tash e ki një nip se nuk mundi të të njoftojë, ama çka e dimë se do të jetë krenar që të ka ty dajë! Do t'i tregojmë si ishe ti, do t'i tregojmë të gjitha, mos t'i mungosh ti nipit!

Nuk të largojmë ne kurrë sepse je pjesë e çdo bisedë, të kemi në mendje e në sy në çdo minutë të jetës.

Je i paharruar engjëll Mark! 

Se ti e di; Njeriu nuk vdes kur ndahet nga jeta, vdes vetëm kur harrohet!

Ti je dhe do të jesh i paharruar, je dhe do të jesh i pranishëm në çdo moment të jetës tonë. Ti je një Yll që shndrit gjithmonë në qiell, atje ku engjëjt e kanë vendin e tyre.

Në një park plot lule, cilën lule do ta zgjedhësh? Më të bukurën! Ashtu të zgjodhi Zoti edhe ty!

Të përkujtojnë me mall e më shumë dashuri: Papi Bardheci, Mama Maria, Motrat Mirlinda, Gabriela e Martina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat