Demë Kadri Hamza

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Demë Kadri Hamza

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 00:01
Demë Kadri Hamza

Nuk po mund të besoj që kaluan 10 vite pa ty i shtrenjti ynë. Më kujtohet ajo ditë me pa durim mezi prisje të më shohësh. Më rri parasysh edhe sot fytyra e jote sytë e tu të mbushur me mall edhe mërzi të rrjedhin lotët të pyeta: Babë, pse qan? Nga gëzimi, më the, oj çika jem, kur të pash më përqafove aq shumë dhe more mall me mua dhe kërkove lamtumirën e fundit përgjithmonë u ndamë bashkë. Dhe mua mu copëtua një pjesë e zemrës për ty Babë.

Dhe më duhet ta përballoj jetën pa ty. Kur vij nga kurbeti Babë, në vend se të më presësh në shtëpinë ku na rrite ti, unë së pari ndalem te varri yt pranë dhe qaj dhe flas e çmallem me ty. Qëndroj pranë varrit tënd dhe shikoj sytë e tu të gdhendur në gur mermeri dhe më duket sikur dëshiron të më pyesësh për të gjithë familjen. Po unë dua  prej teje një përgjigje sepse mërzia është lehtësuar.

Emri yt thirret në çdo minutë, për çdo sekondë sepse DEMA i vogël mbush 5 vite me 26 korrik, jam e lumtur sot e përgjithmonë, je i pavdekshëm dhe i paharruar për ne. Unë bija jote, sot në këtë datë të mallkuar për mua, do të them, Babë më mungon shumë. Sot do të jem këtu pranë varrit tënd që të them BABË TË DUA SHUMË, ti je i pavdekshëm në shpirtin dhe në zemrën time.

Të përkujtojmë me mall: Bashkëshortja Cyma, Djali Kujtimi me familje, Vajza jote që shumë më deshe ZYLA me familje dhe Vajza Merita me familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat