U bënë kohë që ke ikur, u bënë plot 10 vite kur jeta jonë nuk është më njësoj pa Ty.
Të kërkojmë mes kujtimesh, e fytyra jote e buzëqeshur shfaqet, ajo buzëqeshje e ngrohtë që na mbush me jetë.
Të deshtëm shumë, por jetove shumë pak, nuk ka fjalë për ngushëllim, nuk ka lot që shuan mallin për Ty o Dani jonë.
As sot e as nesër as kurrë nuk pajtohemi me vdekjen tënde në lulen e rinisë.
Dhembja nuk është me lot, dhembja është në zemrat tona , aty ku përherë do të jesh i pavdekshëm.
Të kujtojmë me mallë e lot në sy: Babai Uka, Nëna Ryva, vëllezërit Brahimi, Naseri, Mehmeti, Halili, Muja, Ramizi, Zenuni dhe motrat Shqiponja dhe Fitorja.