Driton (Isa) Panxhaj - Bota Sot
Driton (Isa) Panxhaj

Perkujtime

E enjte, 17 tetor 2019

Driton (Isa) Panxhaj

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 00:00
Driton (Isa) Panxhaj

Sot më 04.08.2018  u bënë 4  muaj pa vëllain, dajën tonë, i cili humbi jetën tragjikisht në Dallas të U.S.A  në moshën  43 vjeçare

Humbja jote hapi plagë të madhe se ne ishim të plagosur se kemi humbur motrën në moshë më të re se Ti Vëlla.

Ti ike na i le tre fëmijë, ajo nuk arriti të bëhet Nënë. Ndoshta ju deshët të jeni bashkë por Nëna jonë nuk i meritoj këto përjetime

se na ka rritur me shumë halle.

Jetët tona po vazhdojnë por asgjë s'është si më parë.

Zemra është thyer nga mërzia, lotët rrjedhin në qetësi për Ty.

Krenaria për Ty na mban gjallë e të fortë, se Ti jetove 20 vite pa e parë vendlindjen që aq shumë e deshte.

Por ne e dimë se nuk koha nuk kthehet pas kur ishim bashkë e të lumtur si familje, por ngado që shkojmë, çfarëdo që bëjmë

të mbajmë në zemrat tona.

Të kujtojmë me mallë të përjetshëm: Nëna Hajrija, motra Nexhmija me fëmijët Arbresha, Arlinda, Albulena, Kreshniki, Albani,

Familja Panxhaj nga Peja dhe familja Kelmendi nga Linz i Austrisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test