Familja Metaj - Bota Sot
Familja Metaj

Perkujtime

E martë, 22 tetor 2019

Familja Metaj

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 00:23
Familja Metaj

Sot më 8 gusht u bënë 10 vjet nga ndarja aksidentale e më të dashurve tanë

Mustafë Xhemail Metaj                 Besarta Teki Metaj     Gonxhe  Ramaj  Metaj 

 07.04.1950  -  25.08.2008             26.01.2003  -  08.08.2008             10.10.1981  -  08.08.2008

Besnik  Mustafë  Metaj                  Teki  Mustafë  Metaj           Besart  Teki  Metaj

13.09.1983  -  08.08.2008                  16.04.1979  -  08.08.2008       19.03.2005  -  08.08.2008

Dhimbja dhe loti edhe pas 10 vitesh po mbesin të pa shtershëm për ne sikur koha nuk ecën, kurse për ju fluturuan 10 vite sikur mos të egzistonin, për ne mbeten gjërat tuaja ende në dollap ashtu siq i lat ditën kur u nisët për rrugën e gjatë për të mos u këthyer më kurrë.

Çdo ditë flasim për ju, fëmijët luajnë me lodrat e Besartës dhe Besartit që i lanë ashtu siq ua blem. Fotot tuaja gjinden në çdo dhomë tonën, në sallonin ku rrijmë dhe po ashtu në zemrat tona, është  e dhimbëshme kur fillojmë  t’ju përmendim emrat tuaj  Babë Mustaf , djal – vëlla Teki, djal-vëlla Besnik, nuse-kunat Gonxhe, dy pëllumbat e vegjël Besarta dhe Besarti .Për dikend është e vështirë kur numron deri ne gjashtë, kurse ne ti kujtojmë gjashtë persona që kaluam gjysmën e jetës me ta, nuk paska më vështirë , ka shumë gjëra që kishim dashur t’ju themi por s’do të kishte as ngjyrë as letër më, sepse s’do të kishte pasur vend më ku të shkruaj. Edhe pse po na duket jeta e gjatë pa ju , ne e dim se ju shkuat në përjetësi dhe po na pritni të bashkohemi sepse këtu është jeta e shkurtër, e tek ju e gjata.

Me dhimbje e mall ju kujtojnë: nëna Rukmona dhe vëllau Behari me bashkëshorten Kosovaren dhe fëmijët Besarta, Tekin , Besnikun.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test