Musa (Jahë) Zeqiraj - Bota Sot
Musa (Jahë) Zeqiraj

Perkujtime

E premte, 18 tetor 2019

Musa (Jahë) Zeqiraj

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 00:31
Musa (Jahë) Zeqiraj

Sot u bë Një vit pa Ty, Bashkëshort dhe Baba i dashur!

Sa vështirë qenka të shkruash përkujtim , për më të dashurin e zemrës. Nuk mjaftojnë fjalët, mendimet, për të shprehur dhimbjen për Ty.

Vdekja të ndau nga jeta , por jo nga zemrat tona.

Kur humbim një person të dashur, gëzimet na bëjnë të ndihemi keq, sepse mungesa e tyre na vret, në zemër ndjejmë një zbrazëtirë të madhe.

Po vazhdojmë të jetojmë me kujtimet, fjalët, dashurinë, zemërgjerësinë që Ti e pate. Jo vetëm për ne por për të gjithë.

Kudo që jemi e ndjejmë mungesën, heshtjen e madhe që na trondit zemrat dhe na duket e pabesueshme që Ti u ndave nga ne.

Me kujtime dhe shumë fjalë që Ti na mësove do t'i vazhdojmë hapat e jetës, edhepse do ta kemi çdo herë e më vështirë pa Ty! Por forca jonë do të jesh Ti dhe gjithmonë do të jesh i pavdekshëm në zemrat tona.

Ti ike por me vete more copa të zemrës tonë, që përjetë do të pikojnë dhimbje.

Më i dashuri jonë, pusho i qetë! 

E ne do të vazhdojmë të jetojmë me dhimbje të madhe për Ty, por krenarë që të patëm.

Të kujtojmë me mallë: Bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit, motrat, si dhe mbarë familja Zeqiraj nga Gllogjani, Deçan.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test