Zelfije (Beqaj) Imeraj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Zelfije (Beqaj) Imeraj

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 00:28
Zelfije (Beqaj) Imeraj

Sot, më 01.12.2018 bëhet një vit nga vdekja e bashkëshortes, nënës dhe gjyshes tonë të dashur.

 - Nënë, është vështirë të gjejmë fjalë për të shprehur mallin, dhembjen, zbrazësinë dhe mungesën tënde, me të cilën po jetojmë nënë.

Na mungon dashuria jote, buzëqeshja jote dhe prania jote që e kërkojmë në çdo vend.

Vdekja shuan jetën , por koha nuk e shuan mallin nënë,ajo e shton çdo ditë e më shumë.

Jemi krenarë që të patëm.

E përkujtojmë me mallë: Bashkëshorti Selimi, djali Iliri, Reja Rrusja, nipat Legjendari dhe mbesat Hareja e Dhurata.

***

Vdekja jote të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona.

Do të mbetesh gjithmonë pjesë e jetës sonë o e dashura nënë.

E kujton me mallë: Djali Flamuri, reja Ganja, Nipat Valoni, Atdhetari, mbesa Filiza.

 ***

- Mirësia,modestia dhe mirësjellja jote do të bëjnë që të jesh e çmuar, e respektuar dhe e paharruar për ne dhe për të gjithë ata që të njohën.

Jemi krenarë për ty dhe kujtimi për ty do të jetë gjithmonë i freskët në zemrat dhe mendjen tonë .

Të kujtojmë me mallë: Djali Shabani, bashkëshortja Sanija, fëmijët Alfreda, Alma, Argujana dhe Armiri.

***

- Ndoshta realiteti është që ti nuk je më pranë nesh, por për mua dhe familjen ti gjithmonë do të jesh në zemrat tona sepse engjujt nuk vdesin kurrë, ti nuk harrohesh kurrë nënë.

Në zemrat tona, në kujtimet tona ,ku do jemi ne je edhe ti me ne.

Të përkujtojmë me mallë: Djali Parsimi, reja Arnoria, nipi Patrioti dhe mbesa Marigona.

***

- Sot, më 1 dhjetor 2018 u bë një vit që vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona.

Ime nënë unë do vazhdoj të jetoj dhe dhimbje të madhe për ty nënë.

Por jam krenare që të kisha nënë, mungesa jote është çdo ditë më e madhe, por dashuria e malli nuk shuhen asnjëherë në jetë.

Me mallë e krenari të përkujton: Vajza Liria, me bashkëshortin Besnikin, Djemtë Fisniki dhe Fatmiri.

***

- Një vit pa nënën tone.

Mungesa jote, zëri, fjala, biseda, pritja, bujaria i kanë dhënë jetës tonë tjetër kuptim.

Por ti nënë për neve do të mbetesh gjithmonë e gjallë, e dashur dhe e paharruar nënë.

Të përkujton me mallë: Vajza Bukurija, me bashkëshortin Enverin, djemtë e vajzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat