Deputetja e PDK-së nuk përjashton koalicionet parazgjedhore

Politika

Deputetja e PDK-së nuk përjashton koalicionet parazgjedhore

Nga: M.H Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Po ashtu Gjykata në vendimin e saj tha, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Me që rast zgjedhjet janë ato të cilat po vazhdojnë të mbesin temë aktuale në vendin tonë.

Tashmë partitë politike kanë filluar të mbajnë fushta parazgjedhore mirëpo që jo të gjitha kanë propozuar kandidatin për kryministër. Përveç kësaj ato ende nuk janë deklaruar se nëse do të kenë apo jo koalicone me njëra-tjetrën.

Në lidhje me këtë temë deputetja nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi u shpreh që PDK tradicionalisht ka bërë koalicone parazgjedhore dhe nuk përjashton mundësinë që ta bëj edhe këtë herë, mirëpo që nuk ka ende diçka konkrete.

“PDK-ja tradicionalisht ka bërë koalicione parazgjedhore me parti më të vogla, dhe nuk e përjashtoj mundësinë që një gjë të tillë ta bëj edhe këtë herë. Megjithatë, nuk mund të them se ka diçka konkrete në këtë drejtim”, u shpreh Thaçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat