Si duhet të veprojnë partitë për zgjedhjen e presidentit, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

Politika

Si duhet të veprojnë partitë për zgjedhjen e presidentit, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

Nga: G.B Më: 4 janar 2021 Në ora: 23:40
Ilustrim

Posti i presidentit të Kosovës prej kohësh është ndër çështjet më aktuale dhe më të komentuara.

Partitë shprehën ambiciet e tyre që ta kenë këtë post, ndërsa më i zëshmi ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, që vazhdimisht thoshte se ky post duhet t'i takojë atij.

Për këtë post u kërcënua edhe koalicioni qeverisës me rrëzim.

Por, çfarë duhet të bëhet me këtë post, tani kur vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme?

Lidhur me këtë, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për gazetën "Bota sot" se kjo çështje ka qenë edhe tema kryesore në negociatat LVV-LDK, me insistimin e kësaj të fundit.

Image
Mimoza Kusari-Lila

"Çështja e Presidentit ishte krye tema e negociatave në mes të LVV dhe LDK me insistimin e LDK-së, ndërsa marrëveshja nuk prodhoi ndonjë rezultat as për Presidentin dhe si e pamë edhe për Qeverinë më vonë", është shprehur ajo.

Sipas saj, fillimisht duhet të kemi një qeveri legjitime dhe menjëherë pas zgjedhjes së saj, të arrihet pajtim për personin më unifikues për partitë politike dhe për interesin e vendit dhe zgjidhja nuk është tek pazari politik por tek konsensusi politik.

"Është e rëndësishme të kemi një qeveri legjitime dhe funksionale që vendi të kthehet në funksionim normal. Menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë, partitë duhet të arrijnë dakordimin për personin më unifikues për partitë politike dhe për interesin e vendit. Unë nuk e shoh si zgjidhje pazarin politik, por e shoh më shumë si konsensus të domosdoshëm për funksionimin e institucioneve të shtetit", ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat