Koalicioni LDK-AKR afër, flasin nga LDK për “Bota sot” - këto janë detajet e fundit nga partia e Isa Mustafës

Politika

Koalicioni LDK-AKR afër, flasin nga LDK për “Bota sot” - këto janë detajet e fundit nga partia e Isa Mustafës

Nga: M.H Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:37
Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa

Para pak çastesh këshilltari i kreut të AKR-së, Naim Murseli përmes një postimi në facebok ka deklaruar që janë në bisedime për koalicion me LDK-në, ku tha se qëndrimet janë përafruar.

Murseli u shpreh që është vullnet i partisë por edhe i elektoratit tonë, transmeton “Bota sot”.

“AKR po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murseli në facebook, transmeton “Bota sot”.

Në lidhje me këtë deklaratë “Bota sot”, ka kontaktuar me partinë e LDK-së.

Deputetja Vlora Limani-Hajnuni u shpreh për “Bota sot” që Këshilli i Përgjithshëm i cili vendos për koalicione para ose paszgjedhore nuk është mbledhur në lidhje me këtë koalicion duke shtuar që nuk ka njohuri në rreth kësaj çështje.

Image
Vlora Limani-Hajnuni 

“Në LDK kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm vendosin për koalicione para ose paszgjedhore. Për momentin Këshilli i Përgjithshëm ende nuk është mbledhur dhe unë nuk kam ndonjë njohuri rreth kësaj çështje”, u shpreh deputetja për “Bota sot”.

Kujtojmë që gjatë mbrëmjes së djeshme, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë afër marrëveshjes për koalicon me LDK-në dhe se Mustafa mban fjalën dhe nuk ka diçka që e pengon themelimin e një koalicioni LDK-AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat