Juristi flet për planin që Serbia kishte për t’i zhdukur shqiptarët - ja çfarë duhet të bëhet para ngritjes së padisë

Politika

Juristi flet për planin që Serbia kishte për t’i zhdukur shqiptarët - ja çfarë duhet të bëhet para ngritjes së padisë

Nga: M.H. Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:43
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjatë qeverisje së tij do ta padisin Serbinë për gjenocid ndaj popullit të Kosovës.

Këtë vendim ai e mori javë më parë duke vë në pah njërin nga qëllimet që synon si qeveri, shkruan “Bota sot”.

Kjo padi padyshim që po ngjall reagime të mëdha si atë vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Në lidhje me këtë temë ka folur, juristi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”, ai u shpreh se çështja e ngritjes së padisë kundër Serbisë për gjenocidë është një fakt që ka ndodhur në vendin tonë pasiqë Serbia ka zbatuar një politikë në vitin 1998 dhe 1999 për ta zhukur gjith kombin nga Kosova.

Image
Muhamet Kelmendi

Gjithashtu ai shton se politika gjenocidiale ka qenë e planifikuara dhe ka patur elemente raciste të zhdukjes në masë të shqiptarëve.

“Çështja e ngritjes së padisë kundër Serbisë për gjenocidë ndaj shqiptarëve nga ana e shtetit serb është një fakt i pakontestueshëm dhe shumë domethënës për përgjegjësi penale dhe për drejtësinë evropiane dhe botërore. Serbia e ka zbatuar një politikë në vitin 1998 dhe 1999 për të zhdukur qytetarët shqiptarë si komb nga Kosova. Politika gjenocidiale ka qenë e planifikuara dhe ka patur elemente raciste të zhdukjes në masë të shqiptarëve. Krimi dhe terrori ka filluar para kohës së tillë dhe me planin "Potkoi" Serbia e ka planifikuara veprimin gjenocidial. Në zbatim të kësaj ishte plani gjenocidial për zhdukjen kombëtare të shqiptarëve në Kosovë”, u shpreh juristi.

Ndër të tjera Kelmendi tregon disa nga faktet që ato se çfarë kanë kryer shteti I Serbisë janë gjenocid.

Faktet që tregojnë gjenocidin janë:

1. Vrasjet dhe mbytjet masive dhe me intenzitet nëpër katune dhe në qytete,

2. Djegiet dhe shkatërrimiet masovike, vjedhjet dhe grabitjet të tërë pasurisë së shqiptarëve, sikundër edhe shkatërrimi i infrastrukturës për jetë,

3. Ndjekjet e 1 milion vetave me dhunë dhe terror, me plaçkitjedhe me ndjekje vrastare jashtë vendit duke krijuar kështu hapësirë të lirë dhe pa banore,

4. Përdhunimet dhe mbytjet e fëmijëve dhe të shumë nënave shtatëzana,

5. Intensitet i krimit gjenocidial dhe

6. Planifikimi serbomadhe në Beograd nëpërmjet planit "Potkoi" për zhdukjen fizike të shqiptarëve.

Nga ana tjetër juristi thotë se këtë gjenocid të Serbisë mund ta dënoj Gjykata Ndërkombëtare me padi të shtetit që është anëtar I OKB-së.

Poashtu Kelmendi tregon ndihmat që shtetet e tjera i kanë jepur Kosovës për ta shpëtuar nga bombardimet duke mos lënë anash as dëbimet që janë bërë në atë kohë.

“Faktet e tilla tregojnë se në Kosovë është bërë gjenocid dhe atë ka mundësi ta dënon vetëm Gjykata Ndërkombëtare me padi të shtetit që është anëtar i OKB-së. Në fakt padinë e tillë mund ta paraqet Anglia, Gjermania, Shqipëria, SHBA-të, Franca, Italia, Turqia dhe të gjitha shtetet që në një mënyrë kanë qenë të implikuar në luftë kundër gjenocidistëve serbë. Bombardimet janë bërë kryesisht për shkak të veprimeve gjenonociale të shtetit serb mbi shqiptarët. Ndihmat në ushqim dhe në strehim që janë dhënë për të dëbuarit në Shqipëri, në Maqedoni e në Malin e Zi për mbi 1 milion shqiptarë, tregon për politikën gjenocidiale të bërë në Beograd dhe të zbatuar mbi këtë pjesë të kombit shqiptar”, thotë juristi.

Pse nuk janë ngritur akuzat e tilla, këtu nuk është fakti se nuk ka patur mekanizma për padi, përkundrazi padia nuk është ngritur për disa shkaqe:

1. Mos fuqia e organeve në Kosovë për të bërë një padi të tillë,

2. Mos interesimi i pushtetit në Kosovë dhe të shtetit shqiptar për padi gjenocidiale,

3.. Kompromiset e dhimbshme të UE dhe të SHBA-së me shtetin rus për çështjen e Serbisë,

3. Kundërshtimet nga vet shtetet e UE për këtë vlerësim të dhunës së bërë në Kosovë dhe

4. Raportet e vjeter dhe miqësore, si dhe shumë frytdhënëse për shtetin serb në botë.

Nga ana tjëtër Kelmendi shton se Kosova mund të ngrit padi për gjenocid edhe nëpërmejt shtetit të Shqipërisë dhe se kësaj të fundes I takon ta bëjë këtë padi.

Juristi tregon dy arsyje pse duhet Shqipëria ta bëj, e para se është atdheu I shqiptarëve ku gjysma e tyre ka kaluar nëpër gjenocid dhe së dyti Shqipëria ka mbajtur mbi 1 milion shqiptarë të strehuar nga Kosova.

“Natyrisht se edhe përkundër këtyre Kosova ka pasur mundësi që nëpërmjet Shqipërisë të ngrit padi për gjenocid ndaj shtetit serb. Njëherit e ka pasur në dorë Kosova që mos të bisedon me shtetin serb pa përgjegjësi penale dhe gjenocidiale të bërë mbi shqiptarët. Tash i takon kësaj qeverie të punon padinë dhe te bie në kontakt me shtetin shqiptar për të paraqitur atë pranë Gjykatës Ndërkombëtare për krime. Shqipëria ka obligime të dyfishta për këtë çështje madhore. Së pari, se është atdheu i shqiptarëve, ku gjysma e popullit shqiptar ka kaluar nëpër masa gjenocidiale të dhunës dhe të territorit serb dhe Së dyti, sepse Shqipëria i ka mbajtur mbi 1 milion shqiptarë të strehuar nga Kosova, që kanë qenë të dëbuar dhe të masakruar gjatë vitit 1998/99. Nuk ka dilemë se kjo mundësi ekziston dhe të njëjtën duhet zbatuar domosdo”, nënvizoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat