‘Trondit’ eksperti i sigurisë: Ja pse nuk preket mafia politike e oligarkëve në Kosovë?

Politika

‘Trondit’ eksperti i sigurisë: Ja pse nuk preket mafia politike e oligarkëve në Kosovë?

Nga: N.Sh Më: 19 maj 2021 Në ora: 22:52
Ilustrim

Nga Qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin së bashku me presidenten Vjosa Osmani, po kërkohet që të angazhohen për të mirën e qytetarëve, dhe për të plotësuar të gjitha ato premtime që së bashku i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Kështu po kërkon, ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili thotë se vetëm kështu do të ruante primatin e saj përballë elektoratit dhe do të bindeshin se premtimet e tyre nuk ishin vetëm fjalë boshe.

“Prandaj kjo qeveri që e ka shumicën në Kuvend, e ka për obligim ti riaktivizoj urgjentisht, edhe në këtë mandat të ri legjislativ, komisionet më të rëndësishme hetimore që ishin të themeluara në të kaluarën dhe që u ndërpre puna e tyre për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Një nga  angazhimet serioze  hetimore në mandatin e kaluar që mbeten pezull ishte komisioni për hetimin e mega zhvatjes në Telekomin e Kosovës, raporti i të cilit nuk arrit të finalizohet dhe nxirret për miratim në Kuvend dhe adresim prokurorisë së shtetit”, thotë Tërnava.

Po ashtu, sipas tij, ka mbetur në gjysmë të rrugës edhe Komisioni për hetimin e procesit të privatizimit, një nga segmentet kyçe të dështimit në ekonomi për shkak të lidhjes së politikes me mafio oligarkët.

“Komisioni tjetër hetimor, i treti, ishte edhe ai mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, një skandal i llojit të vetë dhe krim kundër ambientit. Prandaj tani është̈ një̈ rast ideal për tu dëshmuar dhe riaktivizuar këto dy komisioneve hetimore pasi që përveç̧ faktit që LVV iniciatore e komisioneve hetimore në të kaluarën tash e qeverisë vendin dhe kontrollon sistemin e drejtësisë, edhe në përbërjen e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare dominon me shumicën e përfaqësimit dhe të vendimmarrjes si mazhorancë unike me Listën “Guxo” dhe minoritetet, prandaj nuk mundë të pengohet dhe shantazhohet për ta bllokuar punën e komisioneve, sikur në të kaluarën që i bllokonin deputetët nga partitë̈ krimo-politike  në ish pushtetin e kriminalizuar për 12 vitet e fundit”, thekson ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, kjo qeveri duhet ti aktivizoj të gjitha njësitë tjera që vlerësohen se qeveria e më parme i ka ndalua së vepruari sikur në rastin e njësitit policor të “Task forcës”, e cila ishte mjaft aktive, dhe kishte zbuluar shumë vepra kriminale. edhe i kishte nën hetime edhe shume  zyrtar të mëdhenjtë të politikës, edhe disa nga ata që ishin anëtar të kabinetit të qeverisjes së kaluar, për të cilin shkak edhe u ndërmor ai veprim që u shpall si antikushtetuese formimi i atij njësiti, që ishte ndër njësitet më të suksesshme të cilin edhe ndërkombëtarët e kishin nën vështrim dhe po e lavdëronin punën e tyre.

“Riaktivizimi i komisioneve hetimore në Kuvendin e Kosovës duhet të shoqërohet edhe me rithemelimin e “Task forcës Antikorrupcion“ në kuadër të policisë së Kosovës, sepse ishin ndërkombëtarët ata që e themeluan dhe investuan në ngritjen dhe  profesionalizimin e këtij njësiti. Me vazhdimin e punës aty ky ka mbetur, dhe zbardhjen e krimit që ishte duke dalë në sipërfaqe, këtij shërbimi do ti rritet autoriteti dhe me këto veprime edhe faktori ndërkombëtar do ta thotë fjalën e vetë duke vlerësuar me çmimin meritor  luftimin e kriminalitetit, sepse një nder kushtet për Liberalizimin e vizave ishte luftimi i krimit prej kokave më të larta që deri më tani është tërësisht i paprekshëm për shkak të lidhjeve politike që kishin”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat