Njohja e Greqisë nuk do të ishte befasi/ Ja cili shtet ka bërë punë për bashkëpunimin e saj me Kosovën

Politika

Njohja e Greqisë nuk do të ishte befasi/ Ja cili shtet ka bërë punë për bashkëpunimin e saj me Kosovën

Nga: A.SH Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:51
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Javët e fundit, mediat e rajonit kanë shkruar se Greqia është duke shqyrtuar njohjen e shtetit të Kosovës, pasi po ndryshojnë raportet midis Kosovës dhe Greqisë.

Mësohet se ministri i jashtëm grek do ta vizitojë Kosovën më 4 qershor. Kjo do të jetë hera e dytë që një ministër i jashtëm i Greqisë e viziton vendin zyrtarisht.

Por, këto lajme kanë alarmuar Serbinë, mediat atje kanë raportuar se NATO, BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të ndikojnë në Greqinë për të ndryshuar pozicionin e saj në çështjen e Kosovës.

Analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Greqia kultivon marrëdhënie të mira bilaterale me Kosovës, njeh pasaportat e saj dhe kooperon në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me të.

“Edhe përkundër faktit se Greqia nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, në fakt ajo që moti është pozicionuar si partner afirmativ i saj. Greqia kultivon marrëdhënie të mira bilaterale me Kosovës, njeh pasaportat e saj dhe kooperon në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me të. Në këtë kontekst do thoja se Greqia de fakto e njeh Kosovën rderisa de jure akoma jo. Arsyet pse Greqia, por dhe ca vënde të tjera anëtare të BE-së, të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën, janë kryesisht të bazuara me shumë në problemet e karakterit të brëndshëm”, thotë Duhanaj.

Sipas tij, nuk do të ishte befasi po të na njihte Greqia si shtet sepse shteti amerikan ka bërë punë në këtë drejtim.

“Për mua nuk do të ishte befasi nëse Greqia do të ishte shteti i radhës që njeh Kosovën. Madje këtë e kam thënë edhe pas njohjes nga Izraeli ku besoj që administrata amerikane e Presidentit Trump ka bërë punë në këtë drejtim, punë të cilën me siguri e vazhdon edhe administrata Biden. Mendoj që Kosova duhet të angazhohet më shumë në këtë aspekt dhe të kërkojë nga BE, por edhe me diplomaci të drejtpërdrejtë me shtetet e BE-se veç e veç, të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që ta bëjnë ketë sa më parë”.

Sa i përket ndikimi serb në këtë çështje, Duhanaj vlerëson se Serbia mund të ketë ndikim tek Greqia që do të mund ta pengonte një akt të njohjes formale për Kosovën.

“Nuk besoj që Serbia mund të ketë ndikim tek Greqia që do të mund ta pengonte një akt të njohjes formale për Kosovën. Ajo çfarë kërkohet, është intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale me Greqinë dhe përafrimi me ta në mënyrë që edhe njohja të kthehet në një akt të natyrshëm”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat