Kryeministri Kurti përballë presioneve të agjentëve serbë, ja si mund t’i jap fund pushtetit të Vuçiqit

Politika

Kryeministri Kurti përballë presioneve të agjentëve serbë, ja si mund t’i jap fund pushtetit të Vuçiqit

Nga: A.Morina Më: 26 qershor 2021 Në ora: 16:52
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - ilustrimi Bota sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ditë më parë raportoi para deputetëve në Kuvendin e Serbisë mbi rrjedhën e dialogut me Prishtinën dhe situatën në Kosovë.

“Zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi, racionale dhe strategjike. Ne nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë”, u shpreh presidenti serb.

Me këtë deklaratë, siç duket, presidenti Vuçiq ka filluar ta ndjejë presionin dhe seriozitetin e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ngritjen e padisë gjenocidale për krime lufte.

Lidhur me këtë, profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi këtë raportim të presidentit Vuçiq para parlamentit serb.

Image
Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur dhe raportuar në parlamentin serb për ecurinë e dialogut me Kosovën. Ai doli para parlamentit për të thënë se me Albin Kurtin kishte disa vështirësi të shtuara në këtë dialog. Se Serbia ndodhej në një pozitë të pavaforshme përballë zotit Kurti, por edhe për faktin se Kosovën po e mbështet presidenti Biden”, deklaroi ai.

Sipas profesorit, me deklaratën se "nuk ka nevojë për konflikt të ngrirë", Vuçiqi u shfaq si palë e interesuar për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën.

Gjithashtu, ai tha se presidenti serb ka hyrë në bisedime me bindjen se gjithçka që bisedohet ka të bëjë me Kosovën dhe jo me Serbinë.

“Megjithatë ai tha se "nuk ka nevojë për konflikt të ngrirë". Kjo do të thotë se Vuçiç është ose shfaqet si palë e interesuar për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën. Në fund të fundit ai ka hyrë në bisedime vullnetarisht, pa e detyruar askush e madje me bindjen se në këtë dialog gjithçka që bisedohet ka të bëjë me Kosovën dhe jo me Serbinë. Ai e di se Kosova është e humbur njëherë e përgjithmonë, ndaj bisedon të marrë çfarë të mundet. Dhe ajo që mund të marrë është pjesë e Kosovës dhe aspak e Serbisë. Sado pak të marrë, ka plotësuar diçka me diçka që nuk i takon”, theksoi Bytyçi.

Në vazhdim, ai potencoi se Vuçiq po tenton të mburret para qytetarëve serb, duke deklaruar se "Ne morëm diçka nga Kosova"! Mirëpo, profesori gjithashtu përmendi edhe dhimbjet që Serbia ia shkaktoi Kosovës.

“I duhet kjo edhe për t'u mburrur para serbëve e për t'u thënë se "Ne morëm diçka nga Kosova"! Por Kosova nuk merr asgjë nga Serbia. Përkundrazi Serbia i ka dhënë Kosovës plumba në trupin e saj, gjakderdhje, dëbime e shkatërrime të paimagjinueshme. Sot që shkatërrimet nuk duken se janë riparuar duket sikur gjithçka ka qenë në normalitet. Por nuk është kështu. Ata që e kanë parë Kosovën në ditët e para pas luftës e dinë se Kosova ishte Gërmadhë. Një reporter gjerman i Frankfurter Rundschau shkruante në prill 199 se "Peja është Hiroshima e Europës. Ajo nuk ekziston më"!, nënvizoi ai.

Megjithatë, Bytyçi paralajmëroi se nuk duhet besuar presidentit serb, pasi nëse i vjen rasti atij, ai e pret trupin e Kosovës, siç deshi ta bëjë në akord me Thaçin, Ramën e Baton Stanishiqin.

“Ndërsa, tani Vuçiq hiqet sikur nuk ka qenë ministër i rrenës së Milosheviçit e tund degën e ullirit, por ndërkohë thikën e mban të mprehtë. Nëse i vjen rast ai e pret edhe trupin e Kosovës, siç deshi ta bëjë në akord me Thaçin, Ramën e Baton Stanishiqin. Prandaj nuk është për t'i besuar këtij njeriu se ai "nuk dashka konflikt të ngrirë më Kosovën". Së paku për tri-katër vite Vuçiq do të donte një konflikt të ngrirë. Kjo kushtëzohet jo vetëm me zgjedhjet e vitit 1922, por edhe me shpresën se pas 3.5 viteve Biden do largohet nga Shtëpia e Bardhë”, u shpreh profesori.

Tutje, ai u shpreh skeptik në njohjen e Kosovës, ku edhe nëse kryeministri Kurti pajtohet me formiminn e asociacionit serb, prapë se prapë Serbia nuk do e njeh pavarësin e shtetit tonë.

Mirwpo, ai tha se kryeministri Kurti nuk do ta pranojë këtë asociacion, edhe pse i bëjnë presion agjentët e Serbisë në Prishtinë e në Tiranë

“Nuk besoj se Vuçiq do të dorëzohet dhe do të nënshkruajë njohjen e shtetit të Kosovës. Ai vetë është deklaruar kundër kësaj. Por kjo nuk do të ndodhë edhe nëse Albin Kurti do të pajtohet me ngritjen e asociacionit serb në Kosovë. Ndërkohë jam i bindur se zoti Kurti nuk do ta pranojë këtë asociacion, edhe pse i bëjnë presion agjentët e Serbisë në Prishtinë e në Tiranë. Prandaj nuk ka asnjë gjasë që presidenti i Serbisë të nënshkruajë njohjen e pavarësisë e të shtetësisë së Kosovës”, potencoi Bytyçi.

Krejt në fund, ai tha se duhet të ketë kujdes nga mesazhe kontradiktore të Vuçiqit, pasi ai po bëhet palë me këdo që e ndihmon të qëndrojë në pushtet dhe e sheh se nëse i jep fund konfliktit me Kosovën përgatit edhe fundin e pushtetit të tij.

“Mua më duket se Vuçiq jep mesazhe kontradiktore për ndërkombëtarët europianë. Sepse amerikanët ai nuk i gënjen dot. Amerikanët i kanë thënë se "Serbia nuk mund të qëndrojë në dy karrike", edhe atë të Perëndimit, edhe atë të Rusisë. Europianët shpresojnë se do të shkëputet nga Rusia. Por, Serbia kurrë nuk bëhet Europë, së paku edhe për gjysmë shekulli. Vuçiq luan politikën e Titos dhe këtë e ka deklaruar hapur. Ai bëhet palë me këdo që e ndihmon të qëndrojë në pushtet dhe e sheh se nëse i jep fund konfliktit me Kosovën përgatit edhe fundin e pushtetit të tij. Prandaj ai bën bllofin dhe nuk është i sinqertë në asnjë fjalë që thotë”, përfundoi professor Enver Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat