Analisti paralajmëron PDK-në: Nëse nuk e zgjidhni këtë kryetar të partisë, nuk do e kaloni as pragun – kërkohet largimi i këtyre personave

Politika

Analisti paralajmëron PDK-në: Nëse nuk e zgjidhni këtë kryetar të partisë, nuk do e kaloni as pragun – kërkohet largimi i këtyre personave

Nga: A.Morina Më: 27 qershor 2021 Në ora: 16:43
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Partia Demokratike e Kosovës që nga nëntori i vitit të kaluar, ka mbetur pa kryetar, pasi ish-kryetarit të saj Kadri Veseli iu konfirmua aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Kurse, ditë më parë ushtruesi i detyrës së kryetari, Enver Hoxhajt njoftoi se zyrtarisht me 3 korrik do të mbahet Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së.

Kjo konventë u cilësua si e ngutshme dhe jo e planifikuar mirë, ku do të mbahet vetëm pak para mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Analisti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas tij, ishte vendim i duhur mbajtja e këtyre zgjedhjeve, pas debaklit që pësoi kjo parti në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“PDK ka bërë mirë që ka vendosur ta mbajë konventën zgjedhore, sepse deri më tani e ka pasur një kryetar në detyrë”, deklaroi ai.

Image
Analisti politik, Adem Bytyçi

Madje, Bytyçi tha se nëse nuk zgjidhet kryetar i partisë, Arsim Bajrami, atëherë PDK nuk do të arrijë të bëjë reformat e duhura. Ai paralajmëroi se PDK nëse nuk e zgjedh personin e duhur në krye të partisë, do ta ketë vështirë ta kalojë pragun zgjedhor.

“Nëse kjo parti nuk e zgjedh kryetar të partisë prof .Arsim Bajramin, është e pamundur ta zgjerojë elektoratin, për të shpresuar se mund t'i fitojë zgjedhjet parlamentare kurdo që do të mbahen ato.

PDK-së, i duhen reforma të thella kadrovike pas humbjeve të zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare, për t'ia kthyer shpresën e fitores. Në qoftë se nuk do të zgjidhet i pari i kësaj partie prof.Arsim Bajrami, ky subjekt politikë do ta ketë të vështirë për ta kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ”, vlerësoi analisti.

Në fund, ai tha se për t’i filluar reformat, kjo parti duhet t’i largojë të gjithë personat që janë të përfshirë për afera korruptive dhe krim ekonomik të organizuar.

“Ajo që duhet të ndërmarrë PDK, për fillim është largimi nga kjo parti e të gjithë atyre që janë të përfolur për afera korruptive dhe krim ekonomik të organizuar, ky do të ishte hapi më adekuate për t'ia kthyer PDK-së, imazhin të cilin do duhej ta kishte për të rritur elektoratin dhe për të konkurruara partitë tjera në zgjedhjet e ardhshme”, përmbylli Adem Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat