100 ditëshi i Qeverisë/Disa nga vendimet e mira që mori Kurti, çfarë mbetet për tu bërë

Politika

100 ditëshi i Qeverisë/Disa nga vendimet e mira që mori Kurti, çfarë mbetet për tu bërë

Nga: A.Z Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:22
Albin Kurti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj po e konsideron Qeverinë Kurti më të dobëtën që nga shpallja e pavarësisë.

Në 100 ditëshin e formimit të ekzekutivit, Lekaj hedhë kritika ndaj kryeministrit Kurti për qasjen e tij karshi institucioneve publike, dialogut dhe siç thotë tendencën për prishje të raporteve me ShBA.

Deputeti i AAK-së thotë se përveç shkarkimeve dhe “ngarkimeve”, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë në këta tre muaj qeverisje.

Lidhur me këtë, juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka disa kritika për qeverinë.

“Procesi i reformimit i proklamuar nga LVV është i ngadalshëm dhe ende nuk ka vazhduar në reformë në MPJ dhe në shërbimin diplomatik, pra duhet vazhduar, ka depolitizuar disa borde të pak ndërmarrjeve publike. Përderisa kjo qeveri nuk ka strategji për ndërmarrjet publike përveç Agjensionit - AKP që thotë do të shuhet vitin tjetër, kjo Qeveri plotësisht është e pa interesuar për të filluar reformën në UP dhe universitet tjera publike për të hequr doktoraturat plagjiaturë, kjo është mjaft e çuditshme mos deklarimi i kësaj qeverie fare për të përmirësuar cilësinë në arsimin e lartë sikur të ketë ajo vet ndonjë interes në këto universitete”, ka thënë Burjani.

Burjani në vazhdim ka përmendur edhe disa realizime që i ka bërë Qeveria Kurti, që sipas tij janë, propozimi i ligji të Vetting-ut, depolitizimi i shërbimit diplomatik dhe të disa bordeve publike.

Ai shton se ndalja e reformës në shërbimin diplomatikë nuk është premtues se a do të shkojë deri në fund ky proces, pra mbetet larg për të përfunduar.

“Çfarë realizoi - Qeveria për 100 ditëshin e parë: 1.Depolitizimin e pjesshëm të Shërbimit Diplomatik 2.Depolitizimin e vogël të disa bordeve të ndërmarrjeve publike 3.Propozimin e ligjit për Vetting (në proces) 4.Themelimin e Gjykatës Komerciale (në procese). Mbetet shumë për të bërë. Ka probleme të mëdha të trashëguara, vështirë është të arrihen obliguese, ndalja e reformës në shërbimin e diplomatëve nuk është premtuese se do të shkojë deri në fund ky proces. Përplot shërbyes diplomatik të shkuar të karrierës, por që janë dërguar nga ish partitë në pushtet dhe depolitizimi i shërbimit civil të ambasadave dhe konsullatave. Pra, larg mbetet ky proces për të përfunduar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat