Analisti flet për zgjedhjet lokale, tregon dy partitë politike që do të kenë ngritje

Politika

Analisti flet për zgjedhjet lokale, tregon dy partitë politike që do të kenë ngritje

Nga: M.H. Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale në vendin tonë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Këto zgjedhje padyshim që tashmë janë bërë pjesë e diskutimit, se kush do të fitojë e kush do të ngecë.

Zgjedhjet e 14 shkurtit e dimë që nuk kanë qenë shumë të favorshme për disa parti politike, derisa kanë pësuar kështu humbje të thella.

Analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 17 tetorit duke treguar se cila parti mund të fitojë e kush mund të befasojë.

Ai thotë se këto zgjedhje kanë sjellë një klimë të re, duke u dhënë rastin qytetarëve të vlerësojnë partitë që janë më të mira në nivel lokal dhe duke parë performancën e tyre.

Image
Leon Duhanaj

“Për zgjedhjet lokale në tetor, ka një mundësi të zhvillimit të një klime të re, e cila nuk është parë me heret në Kosovë. Për herë të parë, qytetarët e kanë një mundësi me analizuar secilin subjekt nga këndvështrimi i performancës së tij. Nuk besoj që sot asnjë parti të ketë të drejtë të thirret në atribute të pastërtisë qeverisëse. Në ketë kontekst, për mendimin tim, do të kemi dinamikë interesante në zgjedhje. VV, si subjekti me i madh, dalë nga zgjedhjet nacionale, sot do të matet me performancën në qeverisje, qoftë në nivelin lokal, qoftë në atë nacional, gjë që qytetarët tashmë e kanë kuptuar se as ky subjekt nuk bën dallim për të mirë, përkundrazi”, tha analisti.

Më tej, ai shton se dy partitë që do të kenë ngritje janë PDK dhe LDK, pasiqë kanë bërë reforma të brendshme në subjektet e tyre.

|Subjektet tjera politike kanë filluar reforma të brëndshme sidomos këto dy të mëdhatë PDK dhe LDK, e që besoj që do të përforcohen me shumë. Shto këtu edhe karakteristikat dhe veçoritë e zgjedhjeve lokale, besoj që do të kemi befasi të cilat do të reflektojnë edhe në klimën e gjithmbarshme politike”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat