Deputetja e AAK-së befason me fjalët për Qeverinë Kurti II: Nuk nguten për të bërë gabime, ky është fokusi i tyre!

Politika

Deputetja e AAK-së befason me fjalët për Qeverinë Kurti II: Nuk nguten për të bërë gabime, ky është fokusi i tyre!

Nga: A.Morina Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:06
Kuvendi i Kosovës

Nesër, Qeveria Kurti bënë 100 ditë prej se është formuar.

E gjatë kësaj periudhe kohore, kjo qeveri është përballur me lëvdata, kritika, akuza të shumta. Ku më të zëshmit në këtë aspect ishin partitë opozitare.

Për asnjë moment nuk u ndalen përplasjet mes kauzave të pozitës dhe opozitës, të cilat vazhdojnë ende.

E lidhur me 100 ditëshin qeverisës të Qeverisë Kurti II, për gazetën “Bota sot”, ka folur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Sipas Bytyqit, Qeveria Kurti e ka nuhatur mirë politiken, ku ata nuk nguten për të bërë gabime madhore me ligjet e reja, pasi fokusi i tyre mbetet te zgjedhjet lokale.

Image
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi

“Deri më tani nuk shoh ndonjë gjë tjetër sa i përket Qeverisë Kurti përpos shkarkimeve dhe emërimeve në fokus të veçantë bordet, ata kanë nuhatur mirë politikën, në vazhdim nuk nguten me gabime madhore dhe me ligjet e reja që i kanë pritje, sepse janë zgjedhjet lokale fokusi i radhës”, deklaroi deputetja e AAK-së.

Gjatë kësaj kohe, ajo foli edhe për nivelin me bashkëpunimit të opozitës me Qeverinë Kurti.

Bytyqi u shpreh se deri më tani nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim konkret me qeverinë, Kjo për shkak se pozita ka numrat e nevojshëm dhe nuk iu duhet asgjë opozita.

Mirëpo, deputetja e AAK-së paralajmëroi se AAK do të vazhdojë të bëjë opozitë të zëshme, si iu ka hije atyre.

“Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë bashkëpunim, ata thjesht po vazhdojnë më komoditetin e tyre po ashtu kanë edhe numrat për në seanca e votime dhe nuk po ju duhemi. Kështu e ka z. Kurti dhe Qeveria e tij nuk bashkëpunon as në çështjet më të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës, kjo praktikë e unit e ka shoqëruar gjithmonë atë, e le më tash me fuqi të plotë absolute. Por, ne nuk do të heshtim asnjëherë do të bëjmë opozitë të zëshme dhe si na ka hije”, përmbylli deputetja Albana Bytyqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat