100 ditët e qeverisjes së Kurtit, analisti: Veprime pozitive në interes të vendit

Politika

100 ditët e qeverisjes së Kurtit, analisti: Veprime pozitive në interes të vendit

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:31
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sot janë bërë 100 ditë qeverisë të krezministrit Kurti.

Ai për këtë 100 ditësh ka mbajtur edhe një mbledhje për të pasqyruar punën e tij, sukseset dhe ngecjet.

Por, gjatë qeverisjes së tij, ka pasë edhe shumë kritika nga opozita.

Analisti politik Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka lavdëruar punën e qeverisë duke thënë se ka bërë punë në interes të vendit.

“Për 100 ditë qeverisje Kurti ka bërë shumë veprime pozitive në interes të vendit. Duke patur parasysh shkallën e korrupsionit, krimin ekonomik të organizuar, mega nepotizmin dhe shumë anomali, tjera të cilat janë pasojë e qeverisjeve para se Qeveria Kurti, të fillonte qeverisjen e vendit. Qeveria Kurti , për 100 ditë qeverisje e ka patur të pamundur të bëjë më shumë, shprehet analisti.

Sipas tij, edhe Amreka nëse do e bënte Kurti kryeministër opozita do të ishte e pa kënaqur sepse ajo është mësuar me privilegjet të pushtetit.

“Në fakt tanimë e kanë të qartë qytetarët e Kosovës, edhe sikur Amerika nesër ta bënte Kosovën Kurtin kryeministr të Kosovës, opozita do të ishte e pakënaqur, sepse opozita gjatë ka qëndruar në pushtet dhe e ka shumë të veshtirë për t'iu adoptuar jetës jashtë pushtetit dhe privilegjeve të pushtetit.”, ka thënë Bytyçi.

Në fund Bytyçi thotë se, Qeveria Kurti e ka të vështirë jo për 100 ditë por për 4 vite mandat çkapjen e shtetit e cila është e kapur nga grupet e konfliktit të interesave.

“Qeveria Kurti, me fillimin e qeverisjes së vendit ka hasur në shumë anomali nga qeverisjet e kaluara deri edhe në kapjen e shtetit nga grupet e konfliktit të intresave, sa që është e pamundur jo vetëm brenda 100 ditë qeverisje të Qeverisë Kurti , por duket për të mos mjaftuar as edhe një mandat 4 (ketër) vjeqar për eliminuar të gjitha ato të këqia të qeverive të mëparëshme”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat