Do t`i kontrollohet pasuria, ja sa çfarë posedon deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Politika

Do t`i kontrollohet pasuria, ja sa çfarë posedon deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 14:36
Blerta Deliu

Nga e hëna deri në dhjetor të 2020-së, Agjencia Kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollimin e pasurisë së 954 zyrtarëve shtetërorë.

Në mesin e këtyre zyrtarëve është edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, shkruan “Bota sot”.

Kështu është vendosur në shortin e hedhur sot, për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Ditë më parë, Agjencia Kundër Korrupsioni ka publikuar deklarimin e pasurisë së deputetes Deliu.

Në deklarimin e saj, deputetja e PDK-së, ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme rreth 1 milionë e 340 mijë euro, shkruan “Bota sot”.

Image
Pasuri të paluajtshme

Gjithë kjo pasuri i përket bashkëshortit të saj.

Gjithashtu, Deliu si pasuri të paluajtshme ka deklaruar edhe dy vetura, një veturë e tipi Mini e cila është blerë në viti 2015, e cila kap vlerën e 20 mijë eurove. Kjo veturë është blerë me kursimet e Deliut.

Image
Pasuri të paluajtshme

Vetura  tjetër e Lexus e cila i takon bashkëshortit të Deliut, ka vlerën e 30 mijë eurove dhe është blerë nga shitja e tokës.

Sa i përket parave të gatshme të mbajtura në institucion financiar, Deliu ka deklaruar se ka mbi 2 mijë euro.

Image
Para të gatshme

Gjithashtu, ajo ka deklaruar edhe të hyrat e saj vjetore, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat