Vjen lajmi i keq për Albin Kurtin: Kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk e paditë Serbinë në emër të Kosovës

Politika

Vjen lajmi i keq për Albin Kurtin: Kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk e paditë Serbinë në emër të Kosovës

Nga: P.R Më: 2 korrik 2021 Në ora: 20:15
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kosova synon ta paditë Serbinë për gjenocid, dhe këtë mund ta bëjë Shqipëria në emër të Kosovës.

Së paku kështu ka paralajmëruar Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë në Kosovë.

“Padia për gjenocid do të jetë padyshim një ndër dokumentet kryesor. Zyra e kryeministrit është duke punuar me një kujdes të shtuar, me seriozitet, me hapa të kujdesshëm, dhe është në bashkëpunim të plotë me institucione të tjera, sidomos me institucionin e presidentit, presidentes Osmani dhe kryetarit të kuvendit, për herë të parë në republikën e Kosovës, pas sa viteve, e kemi në të njëjtën faqe, në të njëjtin zë, presidenten, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit”, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Por analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu, thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, pasi pushteti aktual i Shqipërisë nuk e padit shtetin serb në asnjë rrethanë.

Image
Rexhep Shahu

“As e besoj as ka për të ndodhur që Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid apo për çfarëdo lloj padie kundër Serbisë Aq më absurde e qesharake është e thëna se Kosova mund ta padisë Serbinë përmes Shqipërisë. Të bëhemi esëll, asnjëherë në asnjë rrethanë pushteti aktual i Shqipërisë nuk e padit Serbinë kurrë për asnjë arsye dhe as për Kosovën. Arsyeja është se Shqipëria e Serbia kanë një aleancë të fshehtë e të shpallur, një miqësi të vjetër të dëshmuar dhe të ndërtuar e kalcifikuar nga Enver Hoxha e Tito. Raportet e afërta të Edi Ramës me Serbinë nuk janë risi, nuk është çudi, është traditë marrëdhënia e komunisteve e socialistëve shqiptarë me Serbinë”, shprehet Shahu për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, edhe në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Aleksandër Vuçiq bëri thirrje që të votohet Partia Socialiste e Edi Ramës.

“Asnjëherë e majta socialiste e komuniste e Shqipërisë nuk ka dalë hapur kundër Serbisë. E djathta ose Partia Demokratike e Shqipërisë qe ne krijimin e saj e ka shpallur Kosovën Ylli polar i politikes shqiptare e kombëtare. Edhe ne zgjedhjet e fundit politike në Shqipëri presidenti i Serbisë bëri thirrje të votohej Partia Socialiste e Shqipërisë, partia e Edi Ramës dhe të mos votohej Partia Demokratike e Shqipërisë për shkak se është parti e veriorëve dhe e Sali Berishës që nuk e don Serbia”, deklaron Rexhep Shahu.

Më tej, Shahu thekson se Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë përkrahur edhe individët të cilët kanë tentuar të ngritin padi ndaj Serbisë.

“Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhen ndëshkuar edhe pse nuk kanë përkrahur, nxitur e asistuar qytetarë në Shqipëri e Kosovë që të bëjnë padi individualisht kundër shtetit serb. Nëse shqiptarët do të bënin paditë e duhura, në kohen e duhur kundër shtetit serb, në gjykatat e duhura, sot serbët nuk do të guxonin të vishnin kostumin e viktimës dhe t'ua linin në duar shqiptarëve kostumin e xhelatit. Kosova e Serbia kane patur rast të bëjnë shumë herë padi kundër Serbisë pa hyrë në padinë për gjenocid që është gjë shumë e vështirë”, thotë publicisti Shahu.

Për fund, Shahu tregon se cilat janë paditë, që sipas tij duhej ishin bërë me kohë nga Kosova e Shqipëria ndaj Serbisë.

“-Padi për viktimat civile të pagjetura të zhdukura nga pala serbe. -Padi për masakrimet e civilëve në Kosovë. -Padi për përdhunimet. -Padi për mijëra e mijëra banesa të shkatërruara, të djegura. -Padi për bagëtitë e vrara e djegura, për prodhimet bujqësore. -Padi nga Shqipëria administrative për 1400 hektarë të mbjella me mina serbe, minë të vendosura me duar nga ushtaret serbe. -Padi për 53 shqiptarët e Shqipërisë të vdekur dhe 274 të mbetur sakatë nga minat serbe në Kukës-Has-Tropojë. -Padi për bagëtitë e vrara nga minat serbe, për banesat e shkatërruara, për bereqetin e djegur e të pa realizuar”, përfundon publicisti Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat