Paralajmërohen zhvillime të mira me Greqinë, por jo edhe njohja – ja tri fakte!

Politika

Paralajmërohen zhvillime të mira me Greqinë, por jo edhe njohja – ja tri fakte!

Nga: A.Z Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:08
Kyriakos Mitsotakis dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur dje në takim nga homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis, në Athinë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti gjatë takimit ka falënderuar Greqinë për mbështetjen dhe për qëndrimin konstruktiv ndaj Kosovës, lidhur me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndër të tjerash, kryeministri Kurti ka kërkuar që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Lidhur me këtë, jursiti Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se priten zhvillime të mira me Greqinë, por jo edhe njohja për Kosovën. Sipas Kelmendit, faktori që ndikon për mosnjohjen e Kosovës nga sheti Grekë, janë raportet në mes Greqisë dhe Serbisë, pra që janë kundër shqiptarëve.

“Nuk pritet njohje nga Greqia, është mirë që është pozitë e pozivitetit në raport me shtetin grek. Ato kanë shkuar duke u përmirësuar dhe priten zhvillime të mira me Greqinë. Mirëpo, nuk mendoj se Greqia do të njohë Republikën e Kosovës. Athina dëshiron që t’i përmirësoi raportet me Kosovën pa e njohur si shtet. Faktet ose shkaqet që Greqia nuk do të njohë janë të ndryshme. Por, mendoj se tri fakte janë më kryesoret. Së pari, ndikojnë shumë raportet tradicionale të Greqisë me Serbinë. Ato shkojnë shumë herët dhe kurdoherë kanë qenë kundër shqiptarëve. Me anën e tillë këto dy shtete kanë pushtuar territore shqiptare dhe të njejtat i kanë asimiluar”, tha ai.

Më tej ka përmendur edhe disa faktor të tjerë, ai shton se janë pretendimet greke mbi jugun e Shqipërisë, dhe së treti ekzistensa e shqiptarëve në Greqi.

Ai më tej ka theksuar se nga ky pozitivitet i Greqisë, mund të mos jetë pengesë në intergrime apo edhe në raporte me UE.

“Së dyti, janë pretendimet greke mbi jugun e Shqipërisë, di vend gjoja grekofone. Së treti, është aktualiteti që ekziston vetë në Greqi. Aty ka shumë shqiptarë dhe arvanitas shqiptarë qe politika shoviniste greke ia ka frikën. Këto tri shkaqe janë faktorët e gjendjes aktuale dhe këtej nuk do të ketë njohje. Shpresat janë në përmirësim të marrëdhënive, asgjë tjetër. Por, edhe kjo anë e ka pozitivitetin e vetë dhe kështu ka mundësi që shteti grek mos të bëhet pengesë e Republikës në integrime dhe në raport me UE . Kosovës i duhet ky qëndrim dhe kështu është pozitiviteti i raporteve aktuale”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat