“Matematika e Kurtit është e saktë”/ Paralajmërimi për Kosovën: Ja çfarë ka trashëguar kryeministri, formula e vetme për...

Politika

“Matematika e Kurtit është e saktë”/ Paralajmërimi për Kosovën: Ja çfarë ka trashëguar kryeministri, formula e vetme për...

Nga: P.R Më: 13 korrik 2021 Në ora: 20:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri iRepublikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “European Western Balkans” ka deklaruar se Kosova duhet të vazhdojë dhe të mos e pres njohjen nga Serbia. Sipas tij, për 13 vjet, populli i Kosovës ka jetuar pa njohjen nga Serbia dhe se ai nuk do të paguajë asgjë për ta arritur këtë.

“Sigurisht, unë do të preferoja që Serbia ta njohë Kosovën, por nëse Serbia nuk e dëshiron atë, ne duhet të vazhdojmë të jetojmë pa atë njohje. Unë nuk jam duke planifikuar të zëvendësojë varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia me varësinë e re të Kosovës nga njohja e Serbisë për vendin tonë të pavarur. Pra, për 13 vjet ne kemi jetuar pa njohjen e Serbisë. Do të ishte mirë nëse Serbia na njeh, por unë nuk do të paguaj për këtë, as me territorin e Kosovës, as me funksionalitetin e shtetit tonë. Kosova është e pavarur. 26 nga 30 vendet e NATO-s e kanë njohur atë, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e njohën Kosovën. Rusia dhe Kina nuk na njohin, por SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe në Këshillin e Sigurimit na njohin. Ne do të duhet të vazhdojmë tutje”, deklaroi Kurti.

E mbështetje Kurtit për këtë i ka dhënë edhe profesor, doktor Enver Bytyçi, sipas të cilit, Kosova ka bërë koncesione të shumta në dialogun me Serbinë.

Image
Enver Bytyçi

“Në perceptimin tim ka një qasje interesante dhe shumë të zgjuar të Albin Kurtit sa i përket dialogut me Serbinë. Kryeministri i Kosovës është kapur te njëçështje, të cilën nuk mund ta kontestojë askush. Për 10 vite, sa vazhdon ky dialog, Kosova ka dhënëkoncesione të shumta në këmbim të njohjes së shtetit nga Serbia, pra, në këmbim të paqes, sigurisë dhe ardhmërisë së rajonit. Por Serbia nuk e njohu shtetësinë dhe pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë. Ndërkaq Hashim Thaçi sa herë bisedonte me Daçiq, Nikoliç apo Vuçiq e nënshkruante ndonjë marrëveshje me ta deklarohej se “Me këtë marrëveshje Serbia e ka njohur tashmë Kosovën shtet sovran e të pavarur. Kjo nuk ndodhi asnjëherë. Derisa Thaçi, Rama e të tjerë shpikën koncesionin e fundit të ndarjes së Kosovës në këmbim të kësaj njohjeje””, thotë Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Kurti ka trashëguar marrëveshjet skandaloze, të cilat i kanë nënshkruar paraardhësit e tij.

“Njohjen e Kosovës nga Serbia ish-presidenti i Kosovës, tashmë në Hagë, e ngriti në mit. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Baton Haxhiu, nëçdo studio televizive predikonte katastrofën “nëse nuk nënshkruhet marrëveshja e shkëmbimit të territoreve dhe nëse nuk vjen njohja e shtetit prej Serbisë”! Ishte një teatër, të cilin Albin Kurti e çmontoi brenda pak kohe. Ai ka trashëguar hipotekën e atyre marrëveshjeve skandaloze, të cilat Serbia i merr parasysh dhe i plotëson në mënyrë selektive: Kur marrëveshjet janë në interes të Beogradit, ato realizohen. Kur janë në interes të Kosovës, nuk realizohen. Zv. Kryeministri Bislimi ka identifikuar 11 marrëveshje, me të cilat Serbia nuk është marrë fare dhe i mban në sirtar, thjesht për shkak se lidhen me interesin e Kosovës”, thekson Bytyçi.

Më tej, profesor Bytyçi shprehet se Kurti kërkon që të mos përsëritet historia e këtyre 10 viteve të dialogut me Serbinë.

“Ndaj dhe Albin Kurti është e duhet të jetë bindës kur kundërshton bisedime për marrëveshje të pjesshme. Ai kërkon që të mos përsëritet historia e këtyre 10 viteve. Kërkon marrëveshje me njohje, më pas zgjidhjen e çështjeve të tjera. Askush nuk mund ta kontestojë faktin se pala e Serbisë ka mashtruar, ka vepruar bazuar në politikën e intrigave dhe madje ka rritur prezencën e presionin në Kosovë pas marrëveshjeve që ka nënshkruar p.sh. për shkrirjen e institucioneve paralele në veri të vendit. Kjo çështjeështë bërë shqetësim edhe i zonjës Merkel para pesë-gjashtë vitesh. Megjithatë, Beogradi ka parashikuar edhe për vitin 2021 mbi 90 milion euro shpenzime për institucionet paralele të tij në Kosovë”, shpjegon Bytyçi.

“Dhe megjithatë këtë presidenti i Serbisë ka guximin e thotë “hajde ta formojmë Asociacionin e Komunave të Serbisë në këtë vend“! Nëse Albin Kurti, qeveria dhe institucionet e Kosovës do ta pranojnë këtë, atëherë le të përgatiten që pas nja 4-5 vitesh ta ndajnë Kosovën. Atë që nuk e bëri Thaçi do ta përgatisë kushdo lider i Kosovës që do të pranojë krijimin e Asociacionit, nëçfarë do forme që të jetë. Ai diskutimi me ose pa kompetenca ekzekutive është sa për ta mashtruar qytetarin e Kosovës. Nëçdo formë ky Asociacion do tëçojë në ndarjen e vendit dhe qëllimi i Beogradit është pikërisht aneksimi i pjesës më të pasur të vendit. Duhet dikush t’ia thotë këtë gjë edhe Isa Mustafës apo Bajram Gecajt, sepse po më duket se janë pozicionuar pro projektit serb tëAsociacionit apo të ndarjes së vendit!”, thotë profesor Bytyçi për “Bota sot”.

Ai shton se pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, nuk mund të imponojnë mosnjohjen e Serbisë.

“Kur zoti Kurti përmend faktin se nga 30 vende të NATO-s, 26 prej tyre e kanë njohur shtetësinë e pavarësinë e Kosovës, kjo do të thotë se 12 për qind e vendeve jo-njohëse nuk mund të imponojnë politikat serbe në Kosovë. As pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, nuk mund të imponojnë mosnjohjen e Serbisë. Sepse është një raport shumësh përporcional – 30:4 ose 27:5! Megjithatë politika e nxitjes së këtyre vendeve për ta njohur Kosovën shtet të pavarur është rruga më e mirë për ta bërë shtetin funksional e sovran në të gjithë territorin. Unë shoh lëvizje pozitive në këtë drejtim. Shoh që kryeministri, qeveria e presidentja Osmani po lëvizin dhe lobojnë fort në këtë drejtim. Kjo do ti hapë rrugë Kosovës për të qenë një ditë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Serbia le të rrijë si një ishull në rajonin tonë, e pa integruar dhe e izoluar, për shkak të politikave të çmendura ultranacionaliste e ultra-shoviniste!”.

Profesor Bytyçi deklaron se duhet të gjenden mjete që të mos lejohet që Beogradi të ushtrojë pushtet në territorin e Kosovës përmes strukturave paralele.

“Matematika e Kurtit është e saktë: Asgjë nuk ia vlen t’i japësh Serbisë në këmbim të njohjes! Nëse dëshiron le ta njohë Kosovën shtet të pavarur. Nëse nuk do le të izolohet! Prandaj duhet tëkëmbëngulet fort në formulën “Më parë njohja, pastaj bisedimet”! Ndërkaq duhen gjet metoda e mjete që të mos lejohet që Beogradi të ushtrojë pushtet në territorin e Kosovës përmes strukturave paralele. Nëse lejohet kjo, atëherë ndonjë ditë do t’i shohim ushtarakët serbë në shtabin e komandës se destebalizimit të vendit. Njësoj siç i panë myslimanët në Srebrenicë, apo qytete e zona tjera pa fund, ku janë shkaktuar masakra makabre nga ushtarët, policët e paramilitarët serbë në rajon e në Kosovë!”, thekson Bytyçi.

“Është detyrë kryesisht e KFOR-it siguria dhe stabiliteti në veri të Kosovës. Por nëse komanda e KFOR-it nuk merr përgjegjësi për të ndaluar diversionin e strukturave paralele në veri, atëherë për të garantuar paqen, këtë funksion mund ta kryejë qeveria dhe institucionet e Kosovës. Nëse për ushtrinë duhet marrëveshje me KFOR-in, kjo nuk kërkohet për policinë, si dhe për struktura të tjera civile të parandalimit të akteve provokative të Beogradit në Kosovë. Duhet bërë e qartë se konflikti në këtë vend nuk është midis shqiptarëve dhe serbëve, por midis institucioneve të Kosovës dhe strukturave të Beogradit që manipulojnë dhe punojnë për destabilizimin e vendit”, përfundon për gazetën “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat