Kёrcёnime, deklarata befasuese e mbёshtetje pёr Goran Bregoviqin – ja çfarё pritet tё ndodhё nё Korçё!?

Politika

Kёrcёnime, deklarata befasuese e mbёshtetje pёr Goran Bregoviqin – ja çfarё pritet tё ndodhё nё Korçё!?

Nga: A.Morina Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:41
Edi Rama dhe Goran Bregoviq

Ftesa e bashkisё sё Korçёs pёr kёngёtarin serb, Goran Bregoviq pёr Festёn e Birrёs ka nxitur reagime tё mёdha, shkruan “Bota sot”.

Shumё figura publike reaguan kundёr pjesёmarrjes sё Bregoviqit nё kёtё festё, madje kishte edhe kёrcёnime se nuk do tё lejohet performanca e kёngёtarit serb.

Mirёpo, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova nuk i ka marrё seriozisht kёrcёnimet dhe ka deklaruar se çёshtja e performancёs sё Bregoviqit ёshtё e mbyllur, ai do tё performojё.

E lidhur me mundёsinё e eskalimit tё situatёs nё rast tё paraqitjes sё kёngёtarit serb nё Festёn e Birrёs, nё njё prononcim pёr gazetёn “Bota sot” ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Fillimisht, ai u shpreh se kanё reaguar vetёm shqiptarёt qё dinë se kush është Bregoviqi, inspiruesi i paramilitarëve e çetnikëve serb.

Image
Profesori Sulejman Mehazi

“Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviq në Korçë, me rastin e festës së birrës, ka nxitur reagime e pakënaqësi vetëm nga shqiptarët jashta kufijve të Shqipërisë të cilët e dinë se kush është Bregoviqi, inspiruesi i paramilitarëve e çetnikëve serb”, deklaroi ai.

Nё vazhdim, Mehazi parashikoi se duke parё disa reagime nga disa individ nё Shqipёri, Bregoviqi do jetë ylli i kësaj feste të mallkuar të birrës në Korçë, sidomos me këngën vrastare "Kallashnikov"

“Goran Bregoviq, që me anë të këngëve ultra nacionaliste ka nxitur vrasjet e boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës në luftërat e përgjakshme të ish-Jugosllavisë, e sa për qytetarët shqiptarë të Shqipërisë jo që do jetë i mirëpritur e mirëseardhur po do jetë edhe më i dashuri, më i duartrokituri, do jetë ylli i kësaj feste të mallkuar të birrës në Korçë, sidomos me këngën vrastare "Kallashnikov", sikur qytetarët e Shqipërisë i kanë humbur ndjenjat shqiptare për kosovarët?!”, potencoi profesori.

Tutje, ai tha se bazuar nё deklaratat e zyrtarёve tё Korçёs nuk pritet qё tё ndodhin incidentet dhe pёrplasje fizike.

Rikujtojmë se nё polici janё denoncuar personat qё kёrcёnuan pas ftesёs ё Bregoviqit, e ndёr ta ishte edhe reperi shqiptar Noizy.

“Se Bregoviqi serb do pritet më së miri e si artist i madh, deklaruan edhe zyrtarët e lartë të Korçës, se gjatё festës së birrës nuk do lejohet të ketë përplasje fizike për të eskaluar situata për shkak tё ardhjes së Bregoviqit.

Vetë karakteri i festës së dehjes në Korçë nuk na jep të drejtë të mendojmë se do ndodhin përplasje fizike e ekcese te padëshirueshme pa marrë parasysh kërcënimet qe vijnë jashtë Korçës e Shqipërisë”, theksoi Mehazi.

Nё fund, profesori befasoi me qëndrimin e tij duke deklaruar se këngët nacionaliste serbe, si "Kallashnikov" nuk do ndikojnë për meraklitë e Bregoviqit dhe birrave

“Festa e birrës është festë e pijanecëve, alkoholistëve e narkomanëve të Korçës e më gjerё, çfarë mund të presim përveç birrave e dehjeve? Asgjë, bile dhe këngët nacionaliste serbe "Kallashnikov" nuk do ndikojnë për meraklitë e Bregoviqit dhe birrave, pjesëmarrësit e kësaj feste s'kanë asfarë ndjenjash kombëtare, ndjenjë kombëtare e tyre do jenë birrat dhe këngët serbe të Bregoviqit”, pёrmbylli Sulejman Mehazi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat