Këngëtari serb do të ndjejë frikën në skenën ku do të këndoj

Politika

Këngëtari serb do të ndjejë frikën në skenën ku do të këndoj

Nga: M.H. Më: 8 gusht 2021 Në ora: 21:00
Goran Bregoviç ftohet për koncert në qytetin e Korçës

Ftesa që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviq në festivalin e birrës nuk po arrin të shuaj mllefin që shqiptarët nga Kosova po ndjejnë.

Përveç shqiptarëve të Kosovës, ka shumë artist edhe nga Shqipëria që nuk po pajtohen me këtë ftesë.

E të gjendur përballë kësaj ngjarje, gjatë ditës së sotme është organizuar një protestë kundër Brgoviçit, ndonëse e njëjta ka dështuar.

Protesta e paralajmëruar në rrjetet sociale kundër Bregoviç, u përcoll me vetëm 4 veta, tre prej tyre ndjekën organizatorin e saj Kujtim Gjuzi.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Islam Krasniqi, i cili u shpreh se qytetarët e Shqipërisë nuk e kanë ndjenjën e patriotizmit për qytetarët e Kosovës.

Protesta e cila dështoi sot sipas tij është shenjë që ardhjen e këngëtarit serb po e mirëpresin.

Image
Islam Krasniqi

“Qytetarët e Shqipërisë nuk e kanë atë ndjenjën e patriotizmit as ndjenjen e dhimbjes të familjarëve që më të dashurit e tyre i humben në luftën çlirimtare nga regjimi serb. Protesta që ishte thirrur të mbahet sot për të kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb Bregoviç ka dështuar pasi që askush së përkrahi këtë protestë e që të pranishëm ishin vetëm 3 apo 4 veta, që dëshmon së të gjithë po e mirëpresin ardhjen e tij”, tha ai.

Më tej analisti thotë se ky festival nuk do të dështojë, mirëpo ajo se çfarë do t`i ndodhë këngëtarit është frika nga patriotizmit i cili edhe pse mund të falso është i pranishëm.

“Nuk besoj që do të dështojë edhe pse frika mund të rritet deri në atë masë sa që edhe ai vetë do të dal në skenë me frikën e cila pavarësisht organizimit ajo s'do t'i mungojë. Pa harruar së ky patriotizëm është falso, pasi që të gjitha qytetarët tanë janë furnizuar me produkte serbe dhe nuk i kundërshtuan kurrë e ngritën bëjnë zhurmë pse është ftuar një këngëtar serb”, përfundon Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat