Koncerit i Bregoviç në Korçë/ Analisti: Kombet e civilizuara dinë t'i nderojnë miqtë, por jo edhe armiqtë

Politika

Koncerit i Bregoviç në Korçë/ Analisti: Kombet e civilizuara dinë t'i nderojnë miqtë, por jo edhe armiqtë

Nga: A.SH Më: 9 gusht 2021 Në ora: 22:33
Goran Bregoviç

Ditët e fundit temë diksutimi është bërë Festa e Birrës në Korçë, kjo për faktin se është i ftuar këngëtari serb Goran Bregoviq.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi dhe diskutime të shumta, madje është kërkuar edhe anulimi i tij.

Por nga ana e Bashkisë së Korçës, kanë deklaruar se ky koncert do të mbahet.

Analisti Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, në vend që t’i ndalohet hyrja atij i është bërë ftesë për koncert.

“Kryeministri aktual i Shqiprisë londineze ia ka kthyer shpinën Kosovës në çastet më të vështira, përkitazi me negociatat Kosovë-Serbi. Këngëtarit serbo-boshnjak, albanofobit Goran Bregoviq, në vend që t'i ndalohej hyrja nē Shqipëri, i kanë bërë ftesë për të performuar nē Festivalin e Birrës në qytetin e Korçës në Shqipëri, një presedan absurd dhe anti-shqiptar i një kryeministri shqiptar”, ka thënë analisti.

Ai më tej thotë se ky këngëtar me këngë e tij ka motivuar ushtarët serbë për vrasjet në Kosovë

Këngëtari serbo-boshnjak Goran Bregoviq, me këngën e tij Kallashnikov, i ka motivuar ushtarët dhe policët e regjimit të Millosheviqit për të vrarë sa më shumë gra, pleq dhe fëmijë shqiptarë të Kosovës, në luftën e fundit. Në vend që t'i ndalohet hyrja në Shqipëri, t'i rezervohet një pritje aq e përzemërt nuk mund të ketë çmenduri më të madhe dhe fyreje më të rëndë për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi”, shprehet Bytyçi.

Në fund, ai thotë se fatet e Shqipërisë nuk duhet besuar Edi Ramës sepse kombet e civilizuara dinë t'i nderojnë miqtë, por jo edhe armiqtë.

"Historia ka për ta dëshmuar se Edi Kristaq Ramës nuk duhet besuar fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kombet e civilizuara dinë t'i nderojnë miqtë, por jo edhe armiqtë", përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat