Këto janë kandidatet për kryetare të Komunave nga partitë politike

Politika

Këto janë kandidatet për kryetare të Komunave nga partitë politike

Nga: A.M. Më: 11 gusht 2021 Në ora: 23:25
Ilustrim

Kryetarët e Komunave të Kosovës janë në përfundim të mandatit të tyre katër vjeçar. Më 17 tetor pritet të mbahen zgjedhjet lokale. Shumica e partive politike tashmë i kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar të Komunave.

Aktualisht në asnjë komunë në Kosovë nuk udhëheqet nga një kryetare, të gjithë kryetarët i përkasin gjinisë mashkullore.

Si duket në mandatin e ardhshëm, partitë politike në Kosovë, i kanë lëshuar vend edhe kandidiateve të gjinisë femërore, shkruan "Bota sot".

Deri tani nga Lëvizja Vetëvendosje, është konfirmuar që do të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Ndërkaq, ende nuk janë bërë publike emrat e tjerë nga kjo parti, por nuk dihet nëse në mesin e tyre ka kandidate të gjinisë femërore.

Ndërkohë, partia me më së shumti kandidate të gjinisë femërore është Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan "Bota sot".

Kjo parti ka kandiduar tri gra.  Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi do jetë kandidate për kryetare të Ferizajt.

Anduena Gllareva do të jetë kandidate për kryetare të Drenasit dhe Hyrie Dobrunaj kandidate për kryetare të Deçanit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, deri tani është konfirmuar vetëm një kandidate për kryetare, ajo është Leonora Bunjaku. Ajo është përzgjedhur dega e Gjilanit si kandidate për kryetare të kësaj komune, shkruan "Bota sot".

Të njëjtin numër të kandidateve që i përkasin gjinisë femërore e ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo parti ka vendosur që Arta Ahmeti-Xhylani të jetë kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat