“Korçarët duhet të bojkotojnë këngëtarin Goran Bregoviç”

Politika

“Korçarët duhet të bojkotojnë këngëtarin Goran Bregoviç”

Nga: M.H. Më: 17 gusht 2021 Në ora: 15:33
Goran Bregoviç

Ftesa që i është bërë këngëtarit Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës në Korçë mbetët një ndër temat më aktuale në vend.

Kjo ftesë e bërë këngëtarit serb ka arritur të sjellë edhe debate për qetësinë që Rama po vazhdon të ketë karshi kësaj.

Opinioni publik nuk e arsyetonë këtë miratim të Ramës duke e parë si shkelje e gjakut të personave që dhanë jetën për liri të Kosovës.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, duke u shprehur se kjo ftesë është një shkelje e gjakutë bijëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ai ndër të tjera e quan turp të madhë këtë veprim të Ramës.

Image
Binak Maxharraj

“Këtë me qëllim ia ka preferuar vëllai i tij serb Vuçiq. Kjo është e tmerrshme dhe turpi më i madh i Edi Ramës. Kjo është një shkelje e gjakut të bijve dhe bijave tona që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës në luftë kundër Serbisë. Për ardhjen në Festivalin e Birrës në Korçë të Goran Bregoviq po ka protesta nga të gjitha anët sepse në këtë kohë dhe në këtë situatë ai nuk është i dëshiruar të këndoj nëpër festivale në trojet shqiptare, por e gjithë kjo nuk po e pengon antishqiptarin dhe tradhtarin e kombit, Edi Ramën”,u shpreh ai.

Nga ana tjetër profesori thotë se korçarët duhet të bojkotojnë këngëtarin Goran Bregoviç pasi ai ka qenë frymëzues frymëzues i luftës dhe krimeve e masakrave ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk po e pengon as Bashkësia e Korçës, e cila edhe përkundër kërkesave të mëdha që ta anulojë koncertin ajo nuk e bëri këtë. Korçarët duhet të bojkotojnë këngëtarin Goran Bregoviç edhe për shkak të polarizimit të kësaj çështjeje ndër shqiptarë, por edhe më shumë për shkak të vëllezërve të tyre në Kosovë, të cilët janë kundër që një përkrahës dhe frymëzues i luftës dhe krimeve e masakrave ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në koncertin e këngëtarit Goran Bregoviq, kryeministri Edi Rama le ta mbledhë Partinë Socialiste, sepse ata janë dashamirë të këngëve serbe”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat