Edi Ramës i vjen një ‘goditje’ e rëndë: Ti je turp kombëtar, mohove gjenocidin serb mbi shqiptarët

Politika

Edi Ramës i vjen një ‘goditje’ e rëndë: Ti je turp kombëtar, mohove gjenocidin serb mbi shqiptarët

Nga: A.Morina Më: 24 gusht 2021 Në ora: 21:18
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë në qendër të mediave kohëve të fundit me deklaratat e tij kontraverse, shkruan “Bota sot”.

Së fundi, deklarata e tij, që barazoi Dua Lipën me Goran Bregoviqin dhe serbët me shqiptarët, nxiti reagime tejet të mëdha.

“Shqiptarët që dolën kundër Bregoviqit janë të njëjtë me serbët që ofenduan Dua Lipën”, deklaroi Rama.

Opinionisti nga Shqipëria, Skëndër Kapiti komentoi këtë deklaratë të kryeministrit Rama.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” e cilësoi si absurditet krahasimin e Dua Lipës me Goran Bregoviqin, pasi këngëtarja shqiptare me famë botërore u detyrua ta ta braktisë Kosovën bashkë me familjen e saj, shkaku i regjimit serb.

Image
Opinionisti nga Shqipëria, Skëndër Kapiti

“Është absurditeti i radhës i Kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se: Shqiptarët që dolën kundër Bregoviqit janë të njëjtë me serbët që ofenduan Dua Lipën! Serbët e ofendojnë Dua Lipën vetëm pse ajo është shqiptare, edhe pse ajo ka qenë detyruar që ta braktisë Kosovën bashkë me familjen e saj, të ndjekur e te dëbuar nga regjimi serb”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Kapiti tha se kryeministri Rama është turp kombëtar. Ai ia rikujtoi kryeministrit të Shqipërisë shkrimin e gazetës britanike “The Sun” mbi të kaluarën e Dua Lipës dhe familjes së saj.

“Ky Edi Rama, ky turp kombëtar si e krahason Dua Lipën me Bregoviqin, ai duhet të lexojë atë se çfarë shkruante kohë më parë “The Sun” ku tregonte për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, si edhe për gjyshin e saj, Seit Lipa (që ka vdekur në vitin 1999), i cili ka qenë kreu i Institutit të Historisë, refuzimin e tij për t’i rishkruar librat e historisë dhe largimin nga puna”, theksoi opinionisti.

Në vazhdim, ai përmendi edhe kohën kur Bregoviq frymëzonte gjenocidin serb mbi shqiptarët, me këngët fashiste të tij.

“Ndërsa Bregoviq frymëzonte krimet dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët. Këtë e ka bërë ky Bregoviqi, i admiruari i Edi Ramës i cili kur ishte kryetar bashkie e dekoroi edhe me Çelësin e Bashkisë së Kryeqytetit të Shqipërisë, të Tiranës. Fatkeqësisht në Shqipëri kundër kësaj politike përçarëse ndër shqiptare të tij nuk reagon as opozita dhe as shoqëria civile”, nënvizoi Kapiti.

Tutje, opinionisti tha se këngëtari serb Bregoviq është një provokimi i patriotizmit shqiptar, Ai tha se me ndarjen e Çelësit të Tiranës nga qeveria e bashkisë u mohua gjenocidi serb mbi shqiptarët.

“Bregoviqi ishte një provokim ndaj nacionalizmit e patriotizmit shqiptar, ishte një mosnjohje nga qeveria e Tiranës të gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës, e ndoshta pse jo edhe si një mosnjohje të shtetit të Kosovës për të cilën qeveria e Tiranës edhe i ka paraprirë me marrëveshjen anti-Kosovë, Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, për “Ballkanin e Hapur””, potencoi ai.

Në fund, Kapiti tha se Bregoviqi e ‘hapi’ Ballkanin me performancën e tij në Korçë. Ai paraqitjen e tij e cilësoi si një mjerim të madh të shtetit, ku përmes mediave u bënë propaganda djallëzore.

“Pra me Bregoviqin në Korçë, Ballkani “u hap” në Shqipëri edhe muzikalisht e kulturalisht me promovimin e këngëtarit shovinist, të antishqiptarit Bregoviq. Kjo kohë shënoi edhe një mjerim të madh për mediat e Tiranës të cilat bënë maksimumin djallëzor të propagandës pro pjesëmarrjes në Festën e Birrës në Korçë të Bregoviqit. U angazhuan pro Bregoviqit edhe tërë llumi i pushtetit si dhe një mori intelektualësh, mercenarë gazetarësh, opinionistësh, analistësh serbofilë”, përmbylli Skënder Kapiti, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat