Dënim i përjetshëm për vrasje të rëndë/Sa do të dënohet Dardan Krivaqa për vrasjen e 18 vjeçares?

Politika

Dënim i përjetshëm për vrasje të rëndë/Sa do të dënohet Dardan Krivaqa për vrasjen e 18 vjeçares?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 29 gusht 2021 Në ora: 08:30
Marigona Osmani, Arbër Sejdiu, Dardan Krivaqa

Vrasja tragjike e Marigona Osmanit, vajzës nga Ferizaji tronditi vendin këto ditë.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu ishin dy personat të cilët e dërguan trupin e pajetë të 18-vjeçares në spitalin e Ferizaj.

Më pas, ata u larguan me një veturë Audi me targa zvicerane, shkruan “Bota sot”.

Ndaj Arbër Sejdiut është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërsa Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit Dardan Krivaqa, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Por, si duhet të jetë dënimi në këto raste të vrsajes së rëndë, derisa kemi pasur dhe raste të ngjashme ku të dënuarve u është ulur dënimi, pavarësisht krimit të kryer.

Gashi: Dënimi për Krivaqën parashihet të jetë nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm

Lidhur me këtë temë, avokati Tomë Gashi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se është normale aprovimi i kërkesës së Prokurorisë për paraburgim për të dyshuarin, pasi ka kryer një vrasje tragjike.

Image
Tomë Gashi

“Normalisht që Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorit për caktim të paraburgimit për të dyshuarin kryesor në rastin e vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani”, u shpreh ai.

Më tej, ai thotë se për ketë vepër është paraparë minimumi 10 vjet deri në burgim të përjetshëm duke mos e arsyetuar aspak lirimin e dyshuarit që ka 136 raste penale.

“Dënimi për këtë vepër është i paraparë në minimum 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Po skandali se si ka mundësi të mbrohet në liri ky i dyshuar me 136 raste penale është dhe duhet dënohet”, ka thënë avokati Tomë Gashi për gazetën “Bota sot”.

Shala: IKD nuk mund të jap asnjë koment për dënimin e Dardan Krivaqës

Kurse, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se paraburgimi është masë e sigurisë pasi është procedurë penale dhe jo dënim.

Image
Gëzim Shala

Ai thekson që për këtë vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës parashihet edhe dënimi me burgim të përjetshëm.

“Në rastin konkret, paraburgimi ndaj të pandehurit është vetëm masë e sigurisë së të pandehurit në procedurë penale dhe jo dënim. Nëse ekzistojnë kushtet për vazhdimin e paraburgimit, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata mund t’ua vazhdojë të pandehurve paraburgimin sërish. Sa i përket dënimit, kjo vepër penale në këtë stad procedural është cilësuar nga Prokurori i Shtetit si “vrasje e rëndë”. Për këtë vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës parashihet edhe dënimi me burgim të përjetshëm”, potencoi Shala.

Tutje, si shton se IKD për këtë rast nuk mund të jep koment mirëpo që në të kaluarën IKD ka parë tek Gjykatat parregullsi në trajtimin e këtyre rasteve të vrasjeve.

“Sa i përket këtij rasti, ne nuk mund të japin asnjë koment sa i përket dënimit, për arsye se nuk jemi në këtë stad procedural. Por, në raportet e kaluara, IKD e kishte gjetur si problematike politikën e dënimeve në rastet e vrasjeve. Përkatësisht, IKD gjente se në këto raste, Gjykatat nuk kishin trajtuar dhe analizuar drejt të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, ashtu siç përcaktohet në Udhëzuesin e Gjykatës Supreme për Politikë Ndëshkimore”, ka deklaruar Gëzim Shala për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat