A po i vjen fundi nëntokës kriminale në Kosovë? Tregon eksperti i sigurisë

Politika

A po i vjen fundi nëntokës kriminale në Kosovë? Tregon eksperti i sigurisë

Nga: N.Sh Më: 3 shtator 2021 Në ora: 20:47
Ilustrim

Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin ka filluar ngadalë por me kujdes e sigurt që të përmbush përmbushjen e premtimeve që kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Kështu po vlerëson ish-zëvendësministri i MPB dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili shton se, me veprimet që po merren në aspektin e forcimit të ligjit për luftimin e krimit dhe korrupsionit, janë bërë hapa serioz në një kohë mjaftë të shkurtër në pushtet.

“Me këto veprime çfarë po i ndërmerr kjo Qeveri, është një shpresë e madhe për qytetarët se më në fund paska edhe të tillë politikanë e  qeveritar që do të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe vendit, e jo si deri më tash që ishin ata të mëparshmit për pasurim kriminal përmes zhvatjes dhe mashtrimit. Koha e ka dëshmuar se qeverisjet e kaluara të vetmin qëllim e kishin pasurimin e tyre të jashtëligjshëm, prandaj nga veprimet e kësaj qeverie tani po afrohet fundi i pasanikëve të politikës, të pasuruar shpejt me krim e me korrupsion, që e zhvatën e plaçkitën për dy dekada djersën dhe mundin e qytetarëve të varfër, pasi edhe në këtë atmosferë pushimi, Qeveria e Kosovës, nuk ka pushuar por ka punuar”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, vullnetin e kësaj qeverisje për ti mbajtur premtimet e dhëna para qytetarëve, për ti shpall luftë krimit e korrupsionit, e dëshmoi në mbledhjen e fundit në këtë mandat, duke e aprovuar Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Është ky një ligj me peshë për të cilin vite të tëra më parë kanë kërkuar ndërkombëtarët por edhe kanë lobuar organizatat vendore të shoqërisë civile, mirëpo politika e kishte anashkaluar vazhdimisht një kërkesë të tillë”, shprehet ai.

Image
Hajrullah Tërnava

“Pas miratimit në Qeveri dhe dërgimit për futje në rend dite në seancë të Kuvendit në fillim të sesionit vjeshtor, hyrja në fuqi e këtij ligji do të mundëson që pasuria e përfituar nga aktiviteti kriminal, pasuri e cila ligjërisht nuk mundë të justifikohet, do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, konfiskimit të saj dhe investimit në projekte zhvillimore e programe sociale, duke i detyruar edhe organet ligj-zbatuese për angazhim efikas e pa hezitim, të cilat do të punojnë pa u ndalë që të forcohen e profesionalizohen, dhe me guxim ti trajtojnë rastet që do të hetohen për rrugët kriminale të prejardhjes së pasurive multi milionëshe të bosëve të politikës të lidhur me krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale”, potencon Tërnava.

Sipas tij, këto veprime te kësaj Qeverie që do ti lufton pamëshirshëm konfrom ligjeve ne fuqi, qytetarin do ta obligojnë që edhe ne zgjedhjet e ardhshme qendrore këtyre qeveritarëve tua japin votën.

“Pra vota qytetarët shërben që ky vend njëherë e mirë të pastrohet nga të këqijat që i kanë bërë të gjitha qeverisjet e më parme, dhe në bazë të jetësimeve të ligjeve do të krijohet një kulturë ligjore në këtë shtet, dhe shteti në të vërtetë do ti përngjaj pavarësimit dhe përgjegjësive të institucioneve dhe ligjshmërisë që do të zhvillohen në institucionet e Kosovës”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat