Emërimi i ambasadorëve, analisti tregon si duhet të veprojë qeveria

Politika

Emërimi i ambasadorëve, analisti tregon si duhet të veprojë qeveria

Nga: A.SH Më: 4 shtator 2021 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Muaj më parë janë shkarkaur 12 ambasadorë e Kosovës nëpër botë.

Disa nuk janë emëruar ende dhe ambasadat qëndrojnë mbyllur.

Një gjë të tillë e kanë kundërshtuar edhe liderët opozitarë, që sipas tyre kjo nuk guxon të ndodh.

Analisti Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” është shprehur kritik ndaj qasjes së mos emërimit të ambasadorëve të rinjë.

Ai ka thënë se ky është një gabim, sepse ambasadorët e rinjë duhet të pranojnë detyrën e tyre nga ambasadori në ikje, të njoftohen rreth punëve dhe aktiviteteve të tyre, mirëpo fatkeqësisht kjo s'ka ndodhur.

“E para e gjithë kësaj ka qenë gabim shumë i madh të largohen ambasadorët pa u caktuar ambasadorët e rinj, pavarësisht asaj se a kanë qenë adekuat ata që kanë qenë, sepse ambasadorët e rinjë duhet të pranojnë detyrën e tyre nga ambasadori në ikje, të njoftohen rreth punëve dhe aktiviteteve të tyre, mirëpo fatkeqësisht kjo s'ka ndodhur. Shpresoj që kjo pritje për përzgjedhjen e diplomatëve kosovar për t'i akredituar nëpër botë të jetë e duhur që të rriten njohjet dhe të përfaqësohet republika në menyrë dinjitoze nga këta diplomatë”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur edhe pakënaqësit, duke thënë se disa diplomatë kanë kanë bërë incidente dhe s’i kanë ndëshkuar as tërhequr nga stafi diplomatik, pasatj nuk e kanë njohur gjuhën angelze e shumë të tjera.

Por, Krasniqi thotë që një ambasadori si Luan Krasniqi i cili u përfol në media, do të kishte ndikim në vendet ku jetojnë.

“E kaluara ka qenë e errët pasi që janë punësuar familjarë, pa njohur gjuhën angleze, pa e njohur gjuhën e vendit ku janë akredituar e që na ka kushtuar shumë, nga t'a ka pasur që kanë bërë incidente dhe s’i kanë ndëshkuar as tërhequr nga stafi diplomatik, po i kanë në pozita të njejta, janë punësuar bashkëshortet në të njeitin vend e që ka qenë në kundërshtim me ligjin. Një lajm që po rrjedhë nepër portale që qeveria aktuale postin e ambasadorit në Gjemrani i'a ofron kampionit të botës z.Luan Krasniqit nese është i vërtetë besoj që dëshmon së kjo qeveri do të bëjë më të mirën e saj në këtë proces, pasi që z.Krasniqi mund të jetë një ambasador që nga shteti gjerman të na përfaqësojë ndoshta në tërë Europën, andaj qeveria të hulumtojnë dhe të gjejnë ambasador si z.Krasniqi të cilët kanë ndikim në vendet ku jetojnë, po ashtu nuk do të preferoja që ambasadorët të dërgohen nga partia pasi që një pjesë e tyre s'po janë dinjitoz për atë pozitë”, përfundon analisti Islam Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat